BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Morati: Mazarrin e përzunë nga Interi tifozët

Morati: Mazarrin e përzunë nga Interi tifozët
Interi pret të ndodhin ndryshimet e mëdha të premtuara nga kasta drejtuese e klubi dhe nga vetë presidenti Erik Thohir. Por gjërat sa vijnë e bëhen më keq dhe nëse më parë tifozët ishin për ndryshime radikale,s ë fundmi ka dhe protesta se ndoshta zyrtarët nuk po bëjnë sa duhet për të ndryshuar për mirë gjendjen e rëndë të krijuar tek zikaltrit. Deklaratat e ish-trajnerit Mazarri se i kanë bërë një “puç” në nivele të larta tek Interi ka lënë një gropë mosbesimi të cilën përpiqet ta mbulojë ish-presidenti Masimo Morati, njeriu që mbron zgjedhjen e bërë për të shkarkuar Valter Mazarrin e afruar në krye të skuadrës Roberto Mançinin.
 
Situata
 
Derbi i Milanos po afron dhe ikona e Interit modern, Masimo Morati do të bëjë gjithçka që të jetë i pranishëm në “San Siro”. Ish presidenti zikaltër, ndalet gjatë te kjo sfidë edhe pse tashmë nuk ka më asnjë rol drejtues në klubin që e ndërtoi nga themelet për ta ngjitur deri në majën e Evropës. Fillimisht ai përqendrohet te era Mazarri. “Nuk kam parë asnjë trajner më të kundërshtuar se ai te Interi. Mazarri është një njeri i zoti por karakteri nuk e ndihmoi sepse në fund rrezikonte të mos kuptonte asgjë nga ajo që ndodhte”, është shprehur Morati. Morati komentoi edhe qëndrimin e Mazarrit pas sfidës Inter-Verona, i cili snoboi ish-presidentin, por Masimo mjaftohet me një fjali pajtuese, duke theksuar se ai qëndrim erdhi në mes të një situate aspak komode për teknikun toskan. Intervista përqendrohet më pas te dyshja drejtuese Thohir-Mançini. “Pak njerëz kanë fituar si Mançini me Interin. Klubi kishte nevojë për një njeri të cilit njerëzit mund t’i besojnë. Në qarkullim nuk kishte shumë alternativa sepse të vetmit që mund të zgjidhnim ishin Mançini ose Leonardo. Thohir? Duhet t’i japim kohë. i vetmi problem është se ai jeton larg dhe e ka të vështirë ta kuptojë çfarë po ndodh këtu”, tha Mançini.
 
Morati zbulon “dashurinë” për Mesin
 
Lionel Mesi ditë më parë, foli për lumturinë që ka në Barcelonë, të cilën me dëshirë të madhe do të donte ta vazhdonte, por shtoi se e ardhmja gjithmonë mund të sjellë ndryshime, duke shtuar se një ditë, mund të largohet nga “Camp Nou”. Pas kësaj deklarate, media kanë nisur zërat e parë, rreth një aventure të re të Lionel Mesit, larg Barcelonës. Mediat spanjolle, shkruajnë për simpatinë që katër herë fituesi i Topit të Artë ka për qytetin e Milanos, e në veçanti për skuadrën Inter, e cila kaherë ka shprehur dëshirë, që një ditë të ketë në skuadër argjentinasin. Mesi në fakt, ka qenë ëndrra e ish presidentit, Masimo Morati. Kjo ka bërë që në Spanjë, Interi të shihet si skuadra më afër Mesit, por nuk lihet pa u cekur edhe paga që merr Mesi në Barcelonë, që në këto momente duke parë situatën te skuadra kampione e Evropës në vitin 2010, vështirë të besohet se kjo gjë mund të arrihet. Adriatik BALLA