BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Merkato e janarit po afron dhe klubet e mëdha europiane po vendosin piketat e tyre për vazhdimësinë, duke dashur të bëjnë blerje që janë të nevojshme për realizimin e objektivave të tyre. Çelsi e ka pikasur elementin e parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin blaugrana Gerard Pike, ndërkohë që Murinjo është vetë ai që po insiston për lëvizjen. Nga ana tjetër, tekniku i Çelsit ka qenë në qendër të vëmendjes në librin e ish-trajnerit të Francës Domenek, ku portugezi cilësohet përkthyes.
Kërkesa e Murinjos
Çelsi i shkel syrin Gerard Pike. Siç shkruan e përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo”, që përcjell njëkohësisht dhe zërat me prejardhje nga Anglia, për mbrojtësin qendror të Barcelonës, Hoze Murinjo që dikur bënte planet si e si ta mposhtte me sulmuesit e tij kur drejtonte Realin, tani është gati të ofrojë më shumë se 30 milionë euro. Blutë e Londrës janë në kërkim të një trashëgimtari për Xhon Terrin që po kap 34 vjetët, dhe emri i mbrojtësit “blaugrana” është në krye të listës së merkatos. Edhe pse në kampin londinez komandon Murinjo armiku i vjetër i Barcelonës që dha kontributin e tij për të çuar në qiell tensionet e “El Clasico”-s, raportet mes dy klubeve, Barcelonës dhe Çelsit janë shumë të mira, siç dëshmon dhe kalimi i Çesk Fabregas në “Stamford Bridge” verën e kaluar. Gjithsesi, pavarësisht interesimit të Çelsit që i shtohet atij të shprehur më parë nga Mançester Junajtid, Pike disa hera ka shprehur synimet e tij për të mbajtur përsipër ngjyrat “blaugrana”.
Domenek: Murinjo duhej të ishte përkthyes
Një bombë e vërtetë për futbollin, por edhe një lajm pozitiv për mediat që fërkojnë duart kur në sport ka polemika. Në Francë ka dalë në shitje libri i ish trajnerit të kombëtares ku Domenek preferon t’i thumbojë të gjithë nga pak, nga Murinjo te Anelka por pa harruar as Kanavaron e Zidanen. Nga e gjithë kjo histori më i fituar del Platini, të cilin Domenech nuk arriti ta mundte asnjëherë si kundërshtar në fushë. Nuk shpëton as David Luiz për të cilin Paris Saint German pagoi 50 mln Euro sepse sipas Domenek, paratë për të janë një shpenzim pa vlerë. Gjithsesi, pasazhin më interesant, ai ia kushton Hoze Murinjos. “Kërkon të bëhet ministër Sporti por fillimisht duhet të bëjë llogaritë me sindromën e përkthyesit”, nënvizon Domenek, duke iu referuar detyrës që “Special One” kishte fillimisht te Barcelona.
“Në fund, mendon se e ka shkruar ai vetë të gjithë pjesën që ka përkthyer. Kur gjithçka shkon mirë meritat i merr vetë, në të kundërt, ua hedh fajin lojtarëve. Ai del në skenë duke e ditur se ku qëndrojnë telekamerat dhe fillon të mbajë shënime. Ata që mbajnë shënime ose janë me Alzhaimer ose bëjnë sikur shkruajnë”, shton Domenek. Nëse mungojnë akuzat për Materazin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Zidane. “Edhe pse kanë kaluar 8 vjet nga ajo ditë, më duket sikur e kam pësuar unë atë gjest me kokë”, sqaron ish tekniku i bluve që ka diçka edhe për Zlatan Ibrahimoviç. “Ai është një arrogant, por që ka treguar përherë se është edhe një lojtar i madh”, shkruan Domenek në librin e tij prej 331 faqesh. Adriatik BALLA