BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Nexhipi: Partizani i aftë të fitojë titullin kampion

Nexhipi: Partizani i aftë të fitojë titullin kampion
Partizani shënoi një fitore domethënëse në mesjavë kundër Laçit, duke marrë tri pikë të çmuara për vazhdimësinë në një rivalitet të egër me disa skuadra por sidomos me Tiranën, armiken e vjetër të tij. “Demat” i kanë bërë mirë detyrat e tyre dhe trajneri Shpëtim Duro ndihet i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij dhe pozicionin në renditje. Të kuqtë  do të luajnë këtë javë ndaj Apolonisë, me shpresën se do të marrin një tjetër rezultat maksimal për të ruajtur pozitat dhe për të mos e lënë Tiranën të largohet në krye të klasifikimit, teksa lojtarët dhe stafi e bëjnë ekipin e tyre si pretendentin kryesor për fitimin e titullit.
 
Që Partizani është skuadër shumë e fortë e deklaroi dhe vetë trajneri Duro pas fitores me Laçin, por janë dhe opinionistët dhe specialistët e futbollit që shohin tek Partizani mishërimin e një grupi të devotshëm,q ë punon shumë dhe një grupi ku lojtarët janë harmonizuar mjaft, duke i dhënë shpresë objektivit të tyre për të fituar titullin në Kategorinë Superiore. Një ndër lojtarët më të spikatur të ekipit të kuq, Nderim Nexhipi, mendon se ky grup mund të shkojë larg. Ai e pranon se loja ka ardhur në rritje dhe rezultatet nuk kanë munguar. Tashmë Partizani mund të quhet pa frikë jo një ekip surprizë, por një skuadër që realisht ka ambicie titulli.
 
Kapiteni 
 
Partizani i rekordeve nuk është një surprizë për kapitenin Nderim Nexhipi, i cili analizon sezonin e skuadrës së kuqe në prag të sfidës së radhës kundër Apolonisë. Sipas mesfushorit, vendi i parë në klasifikim nuk përbën lajm sepse ai ka besuar që në fillim të sezonit te ky grup.  Nderim Nexhipi: ”Kemi pasur një ecuri të mbarë. Unë kam besuar që në fillim te kjo skuadër”, tha sulmuesi i “Demave”.
 
Sipas Nexhipit, edhe kundërshtarët tashmë janë ndërgjegjësuar për forcën e Partizanit. Nderim Nexhipi: ”Nga ndeshja në ndeshje po tregojmë që kemi shumë vlera. Tani edhe kundërshtarët tremben kur luajnë përballë nesh”, shtoi sulmuesi i skuadrës së kuqe. Nga Apolonia te Apolonia. Të kuqtë nuk humbasin që nga ajo sfidë në Fier disa muaj më parë, prandaj Nexhipi kërkon përqendrim.  Nderim Nexhipi: ”Me Apoloninë është një sfidë shumë e rëndësishme. Jemi shumë të motivuar për të marrë tre pikë nga kjo sfidë”. Kapiteni i të kuqve nuk ngurron të analizojë edhe skuadrat rivale, duke përfshirë në garën për titull disa prej tyre.  Nderim Nexhipi: “Në garë janë edhe Kukësi, Skënderbeu, Tirana por edhe Flamurtari. Fakti që kemi pësuar vetëm dy gola është për meritë të ekipit”. Adriatik BALLA