BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Ngec Bajerni në Bundesligë, Reali ia bën 8-2 La Korunjës

Ngec Bajerni në Bundesligë, Reali ia bën 8-2 La Korunjës
 
Fundjava dhuroi surpriza të bukura në kampionate të ndryshme europiane, por padyshim spikatën dy takime, ku në të parin Bajerni i Munihut ngeci në Bundesligë duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola 0-0 ndaj Hamburgut, kurse në takimin e dytë spikati fitorja spektakolare e Realit të Madridit në kampionatin spanjoll,që mundi Deportivo La Korunjan me rezultatin tenistik 8-2
 
Bavarezët me probleme, acarohet Guardiola
 
Bajerni i Munihut nuk di të fitojë në transfertë. Për të dytën ndeshje radhazi jashtë fushë në Bundesliga, skuadra e Pep Guardiolës barazoi 0-0 me Hamburgun, në një klasike të futbollit gjerman. Një debutim i suksesshëm për Jozef Zinnbauerin në krye të stolit të veriorëve, aq më tepër që arrihet ndaj skuadrës më të fortë në Gjermani. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Bajerni i mungoi qartësia e duhur përpara portës, aq sa mungesa e golit mund të krijojë akoma më shumë kritika për trajnerin spanjolli që kërkoi me ngulm të shiste gjatë verës Mario Mandzukiç. Hamburgu që kishte shtatë ndeshje radhazi pa marrë një pikë me Bajernin ja doli në momentin kur më pak pritej duke i dhënë dhe një goditje krizës. 
 
Reali, makineri golash
 
Reali i Madridit i përgjigjet me goleadë krizës. Skuadra e Ançelotit ju përgjigj me një fitore 8-2 ndaj Deportivos të gjithë zërave se kjo skuadër nuk funksionon më si më parë, duke treguar dhëmbët me tredhëmbëshin e sulmit, Bale-Ronaldo dhe Hamez Rodriguez, që shënuan gjashtë nga tetë golat “Los Blancos” në Galici, pasi dy të fundit ishin një mrekulli e blerjes së verës Çikarito Hernandez. Ronaldo, u duk sikur kërkonte të shfaqte forcën e Realit në golin e parë, kur kërceu më lartë se të gjithë me kokë për epërsinë e madrilenëve. Në të 36-n, ishte Hames Rodriguez që goditi në shenjë me një finalizim të denjë për një lojtar 80 milion Eurosh. Me Realin që po fluturonte në fushë, Deportivo La Korunja jo vetëm që nuk mori masa, por ja bëri gjërat më luksoze miqve me portierin e saj Luks, që gaboi rëndë në dalje duke lejuar Ronaldon të shënonte golin e tretë.
 
Ndeshja tashmë nuk kishte më histori dhe 11-metërshi i Medunjanin, thjesht sa ndezi më shumë Realin, që shënoi dhe dy herë të tjera me Gareth Bale. Gjithsesi festa e golit nuk kishte përfunduar pasi Ronaldo shënoi dhe të gjashtin, ndërsa Cuenca u përpoq ta bënte më pak të dhimbshme humbjen me golin e dytë. Deportivo nuk bëri llogaritë me Çikarito Hernandezin, që kërkonte të tregonte klasin e tij dhe e bëri në mënyrë madhështore duke shënuar një dygolësh fantastik. Reali rikthehet te fitorja më në fund por dhe pse nuk merr kreun e renditjes së pikëve, ngjitet në krye sa i përket golave të shënuar, ku mban tashmë vendin e parë me 13 finalizime në katër javë. 
 
Adriatik BALLA