BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Partizani barazon “in extremis”, Nexhipi i prish festën Tiranës

Partizani barazon “in extremis”, Nexhipi i prish festën
Në kuadër të javës së 25-të të Kategorisë Superiore, ndeshja më e rëndësishme u luajt mbrëmë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, midis Partizanit e Tiranës, e mbyllur në barazim 1-1 dhe ku emocionet më të mëdha u regjistruan pikërisht në minutat e fundit, ku Partizani shënoi një gol “in extremis”, duke kthyer besimin te tifozët e tij. Ndeshja nuk kishte një nivel të lartë por prania e një numri të madh tifozësh solli atmosferë spektakli dhe ndeshja mori ngjyrat e duhura për emrat e mëdha të të dyja skuadrave. Nga barazimi i djeshëm nuk pati asnjë të kënaqur, por as të hidhëruar, qoftë edhe për mënyrën se si u zhvillua ndeshja.
 
Pjesa e parë
 
Tirana duket më e vendosur për të marrë rezultatin e duhur, pra fito ren, por edhe Partizani mori iniciativa të mëdha gjatë fraksionit të parë të lojës, duke qenë shpesh kërcënues. Minutat e para janë më shumë qarkullim topi me pak shpërthime nga krahët, por me skuadra që kërkojnë më të mirën si pasojë e ovacioneve të tifozerive respektive, që edhe këtë herë, edhe pse nuk e mbushën plotësisht stadiumin, dhanë një spektakël më vete. Tiranës i duhej medoemos fitorja për shkak të pozitave të vështira dhe rrezikut të rënies një kategori më poshtë, por edhe Partizani synon Europa League dhe fitorja në një derbi ka vlerë dyfishe. Për këtë arsye dhe palët luajtën fort në të gjitha repartet. Të kuqtë kishin momentet e tyre të bukura dhe loja e tyre dukej më e zhdërvjelltë në aksionet sulmuese, por praktikisht Tirana ishte skuadër më e vendosur gjatë pjesës së parë dhe natyrisht goli i ardhur në fund të pjesës së parë ishte domethënës për bardheblutë. Ishte pikërisht i riu Mario Morina që shënoi golin e epërsisë në minutën e 42-të, duke i dhënë entuziazmin maksimal tifozerisë bardheblu në stadium dhe duke i dhënë zemër edhe skuadrës në fushë që të ruajë të paprekur portën e saj. Partizani u përpoq të reagonte fuqishëm dhe dy gjuajtje të fuqishme u lëshuan si predhë në drejtim të portës së Iljon Likës, por pa zarar për gardianin e Tiranës.
 
Pjesa e parë mbyllet 1-0. Pjesa e dytë ka një pamje krejt ndryshe, pasi është Partizani që mban më shumë topin dhe qarkullon dendur në gjysmëfushën e Tiranës në kërkim të golit të barazimit. Bardheblutë luajnë mirë në minutat e para, por me kalimin e kohës fillojnë të tërhiqen, duke i lënë hapësirë kundërshtarit. Të kuqtë nuk koordinohen si duhet dhe portieri Iljon Lika është në disa momente vendimtar. Balancat e lojës prishen dhjetë minuta para përfundimit, kur Korreshi del me kartonin e dytë të verdhë e i pasuar me të kuqin si pasojë e një simulimi të dyshimtë në zonë e ku ai kishte tentuar një 11-metërsh. Pikërisht në minutat e fundit loja zhvillohet pothuajse e gjitha në zonën e Tiranës dhe Lika në disa momente bëhet shpëtimtar e në ndonjë tjetër është fati. Por në aksionin e fundit sulmues, pikërisht në minutën e fundit shtesë, nga një goditje këndi vjen dhe goli i barazimit. Topi i ardhur në zonë goditet me kokë në pozicion mjaft të prirët nga Nexhipi dhe përfundon në rrjetë, ku portieri Lika vetëm mundi ta prekte paksa me këmbë por jo për ta devijuar sa duhet. Festa në kampin e kuq është e pazakontë dhe dy tifozeritë gati përplasen. Por barazimi për “demat” ishte i merituar. Në këtë mënyrë, në derbin e 138-të të kryeqytetit nuk pati fitues. Të dy skuadrat barazuan 1-1 dhe marrin nga një pikë, por për bardheblutë që rrezikojnë shumë rënien duhej më shumë pikë nga kjo përballje. Adriatik BALLA