BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Partizani eliminohet pa shkëlqim, Kukësi mban nderin e shqiptarëve në Europa League

Partizani eliminohet pa shkëlqim, Kukësi mban nderin e
Skuadrat shqiptare luajtën dje aktin e dytë të turit të parë paraeliminator në Europa League, ku nga tre pjesëmarrje garën për më tutje do ta vazhdojë vetëm Kukësi, i cili u kualifikua falë fitores së përgjithshme 2-0 ndaj Torpedo Zhidino të Bjellorusisë. Dy skuadrat e tjera, Partizani dhe Laçi u eliminuan respektivisht nga Stromsgodset norvegjeze dhe Inter Baku azerbajxhanase.
 
Partizani eliminohet pa shkëlqim nga Europa League 
 
Stromsgodset norvegjeze tregoi dhe mbrëmë se nuk ishte ndonjë ekip kushedi çfarë, por mbrojtja e saj efikase i jepte siguri, gjë që nuk e ka Partizani dhe që nuk mundi ta depërtonte as sulmi i Partizanit, i cili eliminohet nga Europa League pa shkëlqim, duke i humbur të dy përballjet me skuadrën norvegjeze me rezultat të përgjithshëm 4-1. Ndeshja e djeshme për të kuqtë ishte e mirë, por mungoi finalizimi në sulm. Pasimet e gabuara shoqëruan pjesën e parë të lojës për Partizanin, gjë që sollën mungesë të efiçencës në repartin ofensiv. Në tërësi lojtarët u përpoqën maksimalisht të bënin më të mirën e tyre dhe ta fitonin ndeshjen, duke krijuar shumë raste për shënim, por mungesa e saktësisë ishte evidente dhe ndikoi shumë sidomos nxitimi para portës. Skuadra mike kishte zbritur në “Qemal Stafa” me detyra mbrojtëse për të ruajtur avantazhin nga ndeshja e parë.
 
Dhe në fraksionin e parë të lojës Stromsgodset ishte në lartësinë e kërkuar sa i takon detyrave mbrojtëse, duke luajtur mjaft qetë. Partizanin në pjesën e parë e penalizuan edhe disa veprime individuale të Raçiç dhe Mazrekajt, ndërsa Kalari gaboi në jo pak pasime nga e majta. Gjithsesi, u evidentua shpirti i lartë i garës për skuadrën e kuqe, e cila luftoi fort në të dy pjesët për të përmbysur ndeshjen. Rastet më të mira për shënim i pati sulmuesi serb Raçiç, por ai gaboi në dy raste para portës mike. Rasti ideal për gol ishte ai i Plakut në minutën e 37-të, kur i vetëm me portierin mik nuk arriti të regjistronte topin si duhet dhe gjuajtja e tij përfundon në mënyrë të pabesueshme jashtë. 45-minutëshi i dytë foli totalisht për Partizanin, i cili e luajti ndeshjen në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe krijoi shumë raste për shënim, por pa ia dalë të bëjë diferencën me gol, pasi mbrojtja mike dhe portieri mik u treguan mjaft efikasë para portës së tyre.
 
Stromsgodset ra ndjeshëm në pjesën e dytë dhe Partizani ishte superior në çdo drejtim, por as Plaku, as Raçiç e as Mazrekaj nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë. Për t’i dhënë impuls lojës pas minutës së 60-të trajneri Starova hodhi në fushë edhe Nderim Nexhipin, i cili i solli fantazi lojës së skuadrës dhe dha disa asiste për shokët e sulmit, por këta të fundit ishin në ditë të dobët, duke mos bërë diferencën me mbrojtjen mike dhe portierin mik. Vila bombardoi portën e norvegjezëve në minutën e 70-të por portieri mik grushtoi në mënyrë instiktive. Pak minuta më parë, ishte Plaku që humbi një rast pothuajse të pastër vetëmn për vetëmn me portierin, duke mos u koordinuar të gjuante. Raçiç provoi në të 80-të të shënonte me një gjuajtje të fortë në gjysmëlartësi brenda zonës, por në momentin e fundit ndërhyri mbrojtësi norvegjez dhe largoi rrezikun. Partizani këmbënguli deri në fund, por fitorja u shkoi sërish miqve, të cilët, gjatë një kundërzbritje realizuan golin e qetësisë. Kështu, në minutën e 4 shtesë Stromsgodset shënoi golin e fitores gjatë një kundërsulmi efikas dhe me të njëjtin lojtar që i shënoi dy gola në fitoren e parë në Norvegji, Gustav Valsvik. Adriatik BALLA