BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Platini: Ndeshja Serbi-Shqipëri, ishte e pamundur që të evitohej

Platini: Ndeshja Serbi-Shqipëri, ishte e pamundur që të evitohej
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini foli sërish për hetimin e ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku ka paralajmëruar dënime duke pranuar se do të ketë masa ndëshkuese, por duke mbrojtur institucionin që ai drejton.
 
Megjithatë, në një intervistë për “Bein Sports” Mishel Platini ka theksuar se ishte e pamundur të evitonte shortimin në një grup të Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo pasi sipas tij, nëse nuk do ishte shortuar me Serbinë, vendi ynë nuk duhej shortuar as me Maqedoninë apo dhe Greqinë, dhe kjo sipas Platinisë për shkak të konflikteve në Europën Lindore.
 
Kreu i UEFA-s, tha se për këtë po punohet me të gjitha palët dhe rajonin e Ballkanit, ndërsa nënvizoi se pavarësisht kësaj, ka ende probleme politike që kushtëzojnë edhe konfliktet në fushën e blertë.
 
“Sa i përket asaj që ndodhi në Beograd ne do të ndërhyjmë dhe do të ketë ndëshkime. Ne jemi gjatë gjithë këtyre viteve në kontakt me serbët, kroatët, kosovarët e shqiptaret. Por këtu ka probleme të mëdha politike. Në 2007, Azerbajxhani dhe Armenia, ishin në luftë dhe ndeshjet mes tyre nuk u luajtën, ndaj morëm vendimin që të mos i shortonim së bashku. Me Shqipërinë dhe Serbinë, kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Nëse Shqipërinë nuk do ta kishim vendosur në të njëjtin grup me Serbinë, atëherë nuk duhet ta shortonim as me Maqedoninë e Greqinë, dhe kjo është gati e pamundur. Ne prej kohësh jemi në kontakte me të gjitha palët, serbë, shqiptarë, kroatë, kosovarë, etj. Por është problem i madh sepse kanë telashe politike, dhe kur këto gjëra ndodhin, më trishton. Vlerësova shumë çfarë ndodhi te Lazio, ku lojtarët serbë dhe shqiptarë pozuan së bashku. Ky është futbolli i vërtete, ai që duhet të afrojë njerëzit e jo t’i largojë”, tha Platini. 
 
Platini foli gjithashtu dhe për dhunën e racizmin në futboll sidomos në Europën Lindore duke deklaruar se për disa çështje mund të tregohesh tolerant, por ka disa fenomene të tjera, që janë të vështirë për t’u luftuar.
 
“Ne kemi marrë aksione dhe vendime mbi racizmin dhe ksenofobinë dhe për ketë ka disa shembuj. Dy më të mëdhenjtë janë kur lojtarët ofendohen nga tifozët, por në një rast të tillë dhe unë personalisht nuk kam ç’të bëj pasi jam në tribunë, ndërsa çështja e dytë është ajo e korrupsionit në futboll, e cila prek çdo pjesëmarrës të kësaj loje. Ju e dini që jetojmë në kohë të vështira dhe në Europën Lindore ka shumë racizëm”, u shpreh Platini.
 
Krahas të gjithave, Mishel Platini ka pranuar se për dhunën në ndeshjen Serbi-Shqipëri, do të ketë ndëshkime. Komisioni Disiplinor i UEFA-s pritet të japë verdiktin e saj më 23 tetor.