BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Precedenti “Bakaj”, lojtarët e Tiranës e Vllaznisë i shmangen përgjegjësisë së ndeshjes

Precedenti “Bakaj”, lojtarët e Tiranës e Vllaznisë i

Dy ditë më parë, Elis Bakaj i bënte një kërkesë trajnerit Armando Cungu dhe klubit të Vllaznisë të mos luante në fushë kundër Tiranës për duelin e fundit midis tyre në këtë kampionat, një ndeshje vendimtare për fatet e dy klubeve në Superiore. Kush humb rrezikon rënien, prandaj askush nuk dëshiron të jetë në një ndeshje me tension të lartë dhe ku mund të marrësh damkën e rënies një kategori më poshtë. Bakaj nuk u pëlqye nga klubi shkodran për këtë veprim, por Vllaznia e miratoi gjithsesi kërkesën e tij. “Nuk më bëjnë këmbët të luaj kundër Tiranës”, tha Bakaj dy ditë më parë, por në këtë formë ai krijoi një precedent të rrezikshëm jo vetë në futbollin shqiptar, por ndoshta një rast i paprecedentë edhe në futbollin botëror. Një futbollist profesionist i shmanget përgjegjësisë. Duke marrë shkas nga qëndrimi i Bakajt, dje dy lojtarë të tjerë, Gilman Lika dhe Endri Vrapi, njëri i Tiranës e tjetri i Vllaznisë, nxorën “justifikime” për të mos qenë në këtë ndeshje, me arsyetimin tashmë të njohur “nuk u bënin këmbët të luanin kundër ekipeve të zemrës”. Kjo sjellje e shpifur po degradon akoma më tej jo vetëm këtë kampionat të shigjetuar si nga më të turpshmit ndër vite, por po njollos edhe emrat e nderuar të këtyre dy klubeve në historinë e futbollit shqiptar. Sikurse raportojnë edhe mediat online dhe ato sportive në tërësi, pas Elis Bakajt, mësohet se edhe dy lojtarët kanë refuzuar të jenë në fushë në ndeshjen Vllaznia-Tirana, e cila në fund mund të ketë një fund të hidhur për një nga dy ekipet elitare. Sipas lajmeve që po qarkullojnë në media të ndryshme, Endri Vrapi i Vllaznisë dhe Gilman Lika i Tiranës nuk do të jenë në fushën e lojës në ndeshjen vendimtare të sezonit. Mësohet se Vrapi është shprehur se nuk do të luajë kundër Tiranës teksa ka braktisur edhe grumbullimin në Ulqin për shkak dëmtimi, ndërsa e kundërta ka ndodhur për shkodranin Lika që duket se nuk dëshiron të luajë kundër Vllaznisë së tij. Gjithsesi, kjo gjë ende nuk është zyrtare, por në rast se është e vërtetë atëherë në futbollin shqiptar do të krijohej një precedent tepër i rrallë dhe i padëgjuar më parë në klubet shqiptare. Një sjellje e tillë duhet ndëshkuar automatikisht o vetëm nga klubet, por edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila duhet të marrë masë urgjente. Largimi nga përgjegjësia në një ndeshje të tillë, për më tepër në një formë jo profesionale dhe me arsyetime jo sportive, por emocionale, nuk është zgjidhje, prandaj duhet që klubet të ndalin këtë histeri të pazakontë dhe krejtësisht false të emocioneve të lojtarëve që deklarojnë se janë të lidhur me fanellën. Pse këta futbollistë nuk u deklaruan të tillë edhe në ndeshjet e mëparshme midis dy skuadrave, plot tre të tilla në tre fazat e para? Pse pikërisht në këtë ndeshje ndodh ky fenomen dhe pse Vllaznia e toleroi Bakajn që ishte i pari që nuk pranoi të luante kundër Tiranës?