BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Prokuroria nis hetimet për Flamurtari-Teuta, pritet hetim dhe për Laçi-Partizani

Prokuroria nis hetimet për Flamurtari-Teuta, pritet hetim dhe për
Kategoria Superiore është baltosur, madje mund të thuhet e është tronditur nga themelet, sepse klubet po pranojnë hapur se ndeshjet janë manipuluar, por mundohen të largojnë veten nga ky moçal i fëlliqur i trukimit të rezultateve të ndeshjeve. Takimi midis Flamurtarit dhe Teutës, luajtur në shtunën pasdite në Vlorë dhe përfunduar me fitoren e vendasve 2-1, përbën një akt të shëmtuar në fushën e futbollit, pasi skuadra durrsake hapi portën në fund të ndeshjes dhe Flamurtari fitoi.
 
Skema e mashtrimit u kap haptas me pamje e me zë dhe mbetet që të hetohet në këtë drejtim për të nxjerrë përgjegjësit dhe një veprim i prokurorisë ka dhënë besim se diçka mund të zbardhet në fushën e basteve të paligjshme dhe manipulimit të ndeshjeve në futbollin shqiptar. Dy vjet më parë UEFA kishte kërkuar nga prokuroria jonë hetimin e ndeshjeve të përfolura dhe prokuroria shqiptare kishte dhënë premtimin e saj në këtë drejtim, por edhe pse nisi me bujë një hetim për disa klube, asnjëherë nuk pati fajtorë apo të akuzuar dhe, si shumë gjëra të tjera në këtë vend, hetimi i trukimit të ndeshjeve të futbollit tonë ishte një flluskë për qëllimet politike të ditës. 
 
Hetimi
 
Ndeshja e javës së 19 të Kategorisë Superiore, Flamurtari-Teuta ka përfunduar nën hetim nga prokuroria e qytetit të Vlorës, pasi dyshohet për paracaktim të rezultatit të kësaj sfide. 90-minutëshi i përfunduar me fitoren e Flamurtarit 2-1, solli reagimin e drejtuesve të klubit vlonjat, të cilët kanë mbetur të befasuar nga loja e skuadrës mike në minutat e fundit. Ka qenë vetë administratori i klubit Flamurtari Sinan Idrizi që ka ngritur gishtin e akuzës, madje edhe në daljet për shtyp, duke kërkuar një hetim për gjithçka ndodhi në fushë nga minuta e 85 deri në përfundim. Reagimi i parë vjen nga prokuroria e qytetit të Vlorës që ka nisur hetimet, duke analizuar 95 minutat e zhvilluara në fushë, si dhe duke konfiskuar kasetat nga kamerat e sigurisë në stadiumin Flamurtari.
 
Prokuroria e qytetit të Vlorës i paraprin hetimit të komisionit të disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, pa patur nevojën e ndonjë kallëzimi penal apo akuze të ngritur nga palët. Ky nuk është rasti i parë kur një ndeshje futbolli përfundon nën hetim, por në të gjitha rastet hetimi është mbyllur pa dhënë një pretencë. Deri tani nuk ka të dhëna që në hetim të jetë përfshirë dhe ndeshja Laçi-Partizani, por reagimi i publikut ka qenë mjaft i fortë dhe pritet që edhe kjo ndeshje të jetë në fokus të prokurorisë në ditët në vijim. Me shumë gjasë për këtë takim do të shprehen dhe instancat e federatës, ku Komisioni i Etikës mund të marrë masa ndëshkimore nëse rezulton se ka prova që është tentuar të manipulohet rezultati i ndeshjes. Edhe pse dy trajnerët, Duro i Partizanit dhe Cungu i Laçit, kanë deklaruar se kjo ndeshje nuk ka pasur tolerime dhe shenja të një paracaktimi të rezultatit, sërish dyshimet janë të forta, aq sa erdhi dhe një reagim i fortë i fansave të kuq që protestuan para federatës.  Adriatik BALLA