BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Qeveria zgjidh “qesen” për sportistët elitarë: Rroga të larta, punësim dhe shkollim të garantuar

Qeveria zgjidh “qesen” për sportistët elitarë: Rroga

Qeveria mori dje vendim për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë. Sipas vendimit të ri të qeverisë këtë status do ta përfitojnë të gjithë ata sportistë që arrijnë nivele shumë të larta në aktivitetet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, të bazuar në kritere strikte dhe në meritën e secilit sportist. Duhet thënë se statusin e sportistit të nivelit të lartë e gëzon një sportist deri në momentin kur në garën ku ai garon del një tjetër që regjistron një rezultat më të mirë. Kriteret janë bazuar njëherësh mbi klasifikimet dhe rregulloret e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Disa pika të vendimit të djeshëm të qeverisë nuk ndryshojnë nga ato që ishin vendosur më parë nga Qeveria “Berisha” për mënyrën e shpërblimit. Kështu, e fitojnë statusin: a) sportisti, i cili thyen rekord olimpik; b) sportisti, i cili thyen rekord botëror; c) sportisti, i cili thyen rekord evropian; ç) vendi i parë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike; d) vendi i parë deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore; dh) vendi i parë deri në vendin e tretë në kampionate evropiane; e) vendi i parë në Lojërat Mesdhetare. Sportistët që arrijnë këto rezultate shpërblehen brenda 3 muajve pas shpalljes së rezultateve zyrtare. Në vendimin e ri të qeverisë për sportistët e nivelit të lartë është përcaktuar masa e trajtimit edhe për të rinjtë, që në logjikë janë të njëjta me kriteret edhe për të rriturit. Sipas vendimit, kategoria e të rinjve shpërblehen në masën 30% të vlerës së përcaktuar për të rriturit. Një tjetër pikë e rëndësishme është ajo për trajnerët e sportistëve të nivelit të lartë, të cilët shpërblehen në masën 40% të vlerës së përcaktuar për sportistët fitues. Në vendimin e qeverisë ka dhe një pikë që interesante, pasi sportistët që e fitojnë këtë status, do të marrin trajtim të veçantë lidhur me: a) ndjekjen e studimeve pa procedura konkurrimi në Universitetin e Sporteve, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Mbrojtjes; b) ndjekjen e studimeve me plane individuale në institucionet e arsimit të lartë; c) punësimin në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Me vendimin e djeshëm të qeverisë fitojnë status dhe sportistët që dalin kampion kombëtar në sportet individuale, i tillë si: a) Sportisti, i cili thyen rekordin kombëtar; b) Vendi i parë në kampionatin kombëtar. Shpërblimi për këtë rast mbulohet nga buxhetet e federatave përkatëse. Ndërkohë, pika e tretë e rëndësishme e vendimit të djeshëm të qeverisë ka të bëjë me trajtimin e sportistëve të nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre. Prandaj në vendim është shkruar qartë dhe prerë:

“1.Sportistët pjesëmarrës në veprimtaritë kombëtare të përcaktuara në rregulloret kombëtare dhe në veprimtari ndërkombëtare, për përgatitjen e tyre, përfitojnë trajtim ushqimor në natyrë ose në vlerë, si dhe trajtim mjekësor. 2. Trajtimi ushqimor është 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj. Trajtimi mjekësor dhe riaftësimi i sportistëve është deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj. 3. Trajtimi ushqimor dhe mjekësor mbulohet plotësisht ose pjesërisht nga klubet sportive, me fondet e pushtetit vendor, nga fondi grant ose të ardhura të tjera të ligjshme. 4. Trajnerët e kontraktuar me kohë të pjesshme pranë klubeve sportive/shumësportesh do të paguhen në masën 500 (pesëqind) lekë për orë stërvitore dhe jo më shumë se 1 000 (një mijë) lekë në ditë për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj. 5. Federatat dhe klubet mund të grumbullojnë ekipet e tyre përfaqësuese për veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlera ditore për akomodimin dhe ushqimin është 7 000 (shtatë mijë) lekë (4 000 lekë ushqimi + 3 000 lekë fjetja) në ditë, sipas nevojave që ato kanë, dhe mbulohet nga buxhetet e federatave apo klubeve, sipas marrëveshjes ndërmjet palëve”, thuhet ndër të tjera në vendimin e qeverisë, një vendim që shpresohet të zgjidhë të paktën një ngërç të madh të sportit tonë sot, atë që ka të bëjë me sportistin e nivelit të lartë. 

Adriatik BALLA