BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Reali fiton me vështirësi, Ronaldo godet me grusht kundërshtarin dhe del me të kuq

Reali fiton me vështirësi, Ronaldo godet me grusht kundërshtarin
Reali i Madridit ka gjetur një fitore të vështirë dje por mjaft të rëndësishme për kampionatin, pasi mori tri pikë në minutat e fundit në takimin me Kordobën, ku heroi i ndeshjes ishte uellsiani Garethj Bejl, që shënoi nga pika e penalltisë. Deri në minutat e fundit ndeshja ishte e mbërthyer në rezultatin 1-1, por në fund “Los Blancos” ia dolën të fitonin e të merrnin tri pikë të vyera. Megjithatë, nuk ishte rivaliteti dhe fitorja e sekondës së fundit surpriza e djeshme në këtë takim, pasi protagonist absolut ishte Kristiano Ronaldo, që mori kartonin e parë të kuq te Reali dhe la fushën i nervozuar, duke bërë që mediat në Spanjë dhe në të gjithë botën të aludonin për një rritim të tij si pasojë e ndarjes nga gruaja e tij Irina Shaik.
 
Ndeshja
 
Reali i Madridit vuan por në fund arrin të fitojë ndaj Kordobës në transfertë 2-1, me një 11-metërsh të Bale atëherë kur ndeshja dukej se kishte marrë tatëpjetën, pas dalje me të kuq dhe të Ronaldos në të 83-n. Dhe në fazën e parë Kordoba i kishte hapur jo pak probleme Realit, që pati fituar 2-0 duke siguruar 3 pikët vetëm në fund me një gol të Ronaldos. Dhe në sfidën e kthimit, gjërat nuk u bënë aspak të thjeshta për kryesuesit e La Ligas, aq më tepër që vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me një 11-metërsh të Ghilasit. Përgjigja e Realit erdhi vetëm në të 27-n me Benzema që realizoi pas një rrëmuje në zonë nga goditja e këndit.
 
Ndeshja nuk ndryshoi ritëm as në pjesën e dytën me Kordobën që arriti të neutralizonte plotësisht yjet e Ançelotit, duke i bërë dhe nervoz madje, si në rastin e Ronaldos, që në minutën e 83-të humbi dhe nervat duke u ndëshkuar me të kuq. Në dalje e sipër nga fusha portugezi bëri dhe një gjest të papërshtatshëm duke i treguar vendasve se kush janë kampionët e Botës për klube. Ronaldo qëlloi fillimisht me shqelm mbrojtësin e Kordobës, e më pas gjuan me shuplakë në përplasje e sipër dy lojtarë të tjerë të Kordobës. Gjithsesi Reali mbetet një skuadër e fortë dhe përgjithësisht fati është me më të fortët, siç ndodhi në të 87-n, kur një top i prekur me dorë në zonë nga lojtarët vendas i dha mundësinë Bale të shënonte golin e fitores nga pika e bardhë. Kordoba e pati mundësinë e saj për të barazuar në shtesë, por nuk ishte aq me fat sa Reali, që fitoi 2-1 duke hedhur një tjetër hap drejt titullit në një transfertë, që mund të rezultojnë vendimtare në llogaritë përfundimtare. Pas kësaj fitoreje padyshim që Reali jo vetëm ruan kryesimin, por mund të thellojë diferencën me ndjekësit, Barcelonën dhe Atletikon e Madridit, dy kundërshtarë të ethshëm për trofeun kryesor në La Liga.
 
Gjesti i djeshëm i Ronaldos mund t’i kushtojë portugezit një përjashtim dy ose tre javor, e kjo do ta penalizonte shumë sulmuesin kryesor të Realit dhe vetë klubin madrilen. Adriatik BALLA