BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Revolucioni i UEFA, Europiani 2020 luhet në 13 qytete europiane

Revolucioni i UEFA, Europiani 2020 luhet në 13 qytete europiane
Europiani i vitit 2020 nuk do të jetë i zakonshëm. Ai do të jetë i jashtëzakonshëm, pasi ndeshjet e tij nuk do të luhen në një shtet të vetëm siç jemi mësuar të shohim deri tani. Madje janë caktuar edhe qytetet europiane ku do të luhen takimet, kuptohet ku ndeshjet më të rëndësishme do të luhen në qytetet më të mëdha e më të zhvilluara për shkak të infrastrukturës dhe të kapaciteteve të stadiumeve të tyre. Por interesant është fakti se propozimi i UEFA-s që më herët po shndërrohet në realitet, pasi tani e tutje Europa mund të quhet një shtet federal në aspektin sportiv ku përfaqësueset përplasen si skuadra të veçanta të një landi, hapësire gjeografike unike etj. E thënë ndryshe, sporti po bën revolucion dhe në jetën politiko-shoqërore të Europës dhe ky përbën një sfidë për vetë Europën.
 
Vendimi
 
 Do të jetë mitiku “Wembley” i Londrës impianti ku do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja e Euro 2020, Europianit që pas 6 vjetësh, do të celebrojë përvjetorin e tij të 60, me një turne shëtitës që do të zhvillohet në disa nga qytetet më kryesore të kontinentit të vjetër. Lajmërimi erdhi nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur në Gjenevë, që i dorëzoi Londrës paketën e zhvillimit të gjysmëfinaleve dhe finales. Mes 12 qyteteve europiane që do të mirëpresin paketën standard të ndeshjeve, atë që përfshin tre nga takimet e fazës së grupeve, si dhe një ndeshje të fazës me eliminim direkt, që mund të jetë e 1/8-ve apo çerekfinaleve është dhe Roma që më saktësisht do të presë një ndër çerekfinalet, Roma është njëkohësisht dhe qyteti më afër Shqipërisë ku do të luhen takime të Europianit që e bën në këtë mënyrë falë afërsisë gjeografike më të lehtë prezencën në takimet e Euro 2020 edhe për të gjithë Shqiptarët falë afërsisë gjeografike me kryeqytetin italian. Përveç çerekfinales që do të luhet në Romë 3 ndeshjet e tjera do të luhen në Baku të Azerbajxhanit, Munih të Bavarisë si dhe Shën Petërsburg të Rusisë. 1/8 do të luhen në Gllasgou të Skocisë, Amsterdam të Holandës, Bilbao të Spanjës, Bruksel të Belgjikës, në kryeqytetin e Rumanisë Bukuresht, atë të Hungarisë Budapest, në Kopenhagen të Danimarkës dhe Dublin të Irlandës që veç tyre do të presin dhe nga 3 ndeshje të fazës së grupeve. Ndër kandidaturat për të pritur ndeshjet e Euro 2020, u dogjën ato të Shkupit, Sofjes, Kardifit, Jeruzalemit dhe Stokholm. Adriatik BALLA