BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Rusët bënë çmos ta pengonin, Majlinda Kelmendin e “shpëtoi” pasaporta e Shqipërisë

Rusët bënë çmos ta pengonin, Majlinda Kelmendin e
Rusët bënë të pamundurën të mos e futnin në kufijtë e tyre, në fund, kur nuk ia dolën ta ndalonin, edhe me ndërhyrjen e presidentit të federatës botërore të xhudos, pranuan ta regjistronin në garë, por i nxorën me dhjetëra problem si e si që ajo të tërhiqej. Ndikuan madje edhe tek gjyqtaria, por në fund Majlinda Kelmendi ia doli t’i hedhë në “tuç” njëri pas tjetrit të gjitha makinacionet e federatës ruse të xhudos dhe organizatorëve të kampionatit botëror, e në fund të shpallet kampione e botës e për këtë ka meritë pasaporta shqiptare që ajo dhe delegacioni kosovar mbanin me vete. Me pasaportën e Kosovës nuk hynin në Rusi, por me pasaportën e kuqe shqiptare ia dolën, fituan dhe e bënë krenare Shqipërinë dhe sportin shqiptar në veçanti. Fitorja e Majlinda Kelmendit ishte një fitore sportive, por edhe një fitore politike e sportit kosovar e atij shqiptar kundrejt organizmave antishqiptare që operojnë në Moskë dhe në Beograd, dëshmuar edhe në këtë rast të Botërorit të Xhudos.
 
Qëndrimi 
 
Po të mos ishin pasaportat e Shqipërisë, Kuka, Kelmendi e Gjakova nuk do të lejoheshin të hyjnë në Rusi. Mirëpo, organizatorët nuk u ndalën me kaq. Ata edhe pak para fillimit të garave u munduan të pengojnë Majlindën të paraqitet në arenë, por as kjo ide nuk u “ndezi”, ndërsa zhgënjimi i tyre e arriti kulmin kur Kuziutina u mposht nga Majlinda. Organizatorët e Kampionatit Botëror të Xhudus, i cili po mbahet në Rusi e kishin të qartë se pjesëmarrja e Majlinda Kelmendit në këtë garë mund të ishte vendimtare që garuesja e tyre Natalia, Kuziutina të stolisej me titullin e kampiones botërore. Xhudistja jonë e kishte mposhtur rusen edhe në finalen e Kampionatit Evropian, prandaj “mikpritësit” u përpoqën në çdo mënyrë që Majlindën ta pengojnë të paraqitet në Botërorin e këtij viti. “Ne kishim fat që jemi që jemi pajisur edhe me pasaportat e Shqipërisë, sepse për ndryshe nuk do të na lejonin të hyjmë fare në Rusi. Për këtë arsye në Kampionatin Botëror nuk morën pjesë Akil Gjakova e Distria Krasniqi. Nuk duhet harruar se Distria ka qenë kandidate për medalje”, është shprehur përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka për Arenën. Për fat të keq organizatorët vazhduan të përziejnë sportin me politikën, madje ata nuk u ndalen me kaq. Ata edhe pak para fillimi të garave u munduan ta pengojnë Majlindën, por as kjo ide nuk u “ndezi”, ndërsa zhgënjimi i tyre arriti kulmin kur Kuziutina u mposht nga Majlinda. “Ata janë munduar që me çdo mënyrë të na pengojnë të na pengojnë të marrim pjesë në gara, madje ishte shumë rrezik që ne të mbetemi pa pjesëmarrje. Mirëpo, me intervenimin e kryetarit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, u arrit një lloj kompromisi dhe ne u paraqitëm me flamurin e IJF-së, megjithëse në këtë federatë jemi të pranuar me të drejta të plota”, ka theksuar Kuka. Adriatik BALLA