BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Shansi i fundit për Shqipërinë, delegacioni shqiptar i paraqet sot KAS padrejtësinë e UEFA, ja mundësitë për të marrë 3 pikët

Shansi i fundit për Shqipërinë, delegacioni shqiptar i paraqet
Ditën e djeshme pala serbe ka dëshmuar pranë trupës së KAS-it për kërkesat e tyre, në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në 14 tetor në Boegrad. Ndërsa sot delegacioni shqiptar ka mundësinë ka mundësinë që t'i paraqesë KAS-it faktet që tregojnë padrejtësinë e UEFA-s.
 
Përveç Canës, në delegacionin shqiptar bëjnë pjesë edhe presidenti i federatës Armando Duka, avokati Artan Hajdari dhe një pjesë e grupit të avokatëve që po merren me çështjen tonë.
Ndërkohë, mësohet se ditën e djeshme pala shqiptare ka refuzuar të dëgjojë raportin mbrojtës të palës sebe. Por të kundërtën do bëjnë serbët sot, pasi ata kanë vendosur të jenë të pranishëm në sallë për të ndjekur seancën dëgjimore të Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit në Lozanë.
 
Në lidhje me vendimin që do merret në Lozanë, disa juristë dhe specialistë pranë FSHF bëjnë me dije se Shqipwrisë i është bërë një padrejtësi e madhe nga UEFA dhe nëse realiteti do të shihet pa paanshmëri dhe pa influencë politike, Shqipëria fiton tre pikët. 
 
Lorik Cana: S’e ulim kokën, trepikëshi na takon
 
Kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, në një intervistë për “Top Channel”, tregon ndodhej në Lozanë, në cilësinë e dëshmitarit, për të marrë të drejtën e pakundërshtueshme për gjithçka na u mohua. "Zhgënjimi më i madh është që vetë UEFA, e cila është organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtyre garave dhe i këtij kompeticioni, nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë. Është e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare. Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë.   Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme", u shpreh Cana. Pozita e Shqipërisë në grup aktualisht është e favorshme, aq sa ndonjëherë mendohet që është një pozitë më e mirë se sa riluajtja e ndeshjes, e cila mund të krijojë situata të cilat edhe mund të na komplikojnë ecurinë. Por gjithsesi, për Lorik Canën, ne nuk i trembemi as riluajtjes, por nuk kemi pse tërhiqemi nga objektivi kryesorë i 3-pikëshit. "Ne kemi të drejtë të kërkojmë 3-pikëshin që na takon, ndërsa në aspektin sportiv ne e kemi një pikë të fituar në fushën e lojës dhe kjo është realitet. Unë nuk besoj të merret një vendim tjetër, megjithatë Shqipëria është e aftë të përballet me çdo lloj kundërshtari.   Shqipëria nuk është më e mirë se ekipet e tjera të grupit, por nuk është as më e dobët. Ne nuk kemi frikë asnjë përsëritje të ndeshjes, asnjë kundërshtari nuk i trembemi, por e drejta jonë janë 3 pikët në tavolinë dhe ne do ta mbrojmë këtë. Shqipëria nuk do ta ulë kokën", përfundon Lorik Cana. Seanca dëgjimore e Shqipërisë do të nisë nesër që në orën 8 të mëngjesit ndërkohë që për vendimin nuk dihet ende sesa duhet pritur, me sekretarin e Federatës serbe që është shprehur se vendimi mund të jepet dhe pas 30 ditëve.
 
Elementët që kombëtarja jonë ka në favor
 
Së pari, KAS është një gjykatë e mirëfilltë dhe jo një organ ku mund të apelohen vendimet, kjo do të thotë se ai dp ta shqyrtojë çështjen në themel, duke mos marrë parasysh vendimet që janë marrë më parë nga UEFA.
 
Së dyti, KAS përbehet nga gjyqtarë që janë shumë më të pavarur nga UEFA se anëtarët e Disiplinës dhe të Apelit të këtij institucioni.
 
Së treti, serbët bazohen tek fakti që ndeshja u ndërpre kur droni më "Flamurin e Shqipërisë së Madhe", hyri në fushë dhe jo kur tifozët pushuan lojën. Shqipëria gjithsesi do të mbrohet me faktin se ende nuk është vërtetuar se dronin e hodhi një shqiptar dhe se Shqipëria ka lidhje zyrtare me të. Është folur për Ismail Morinën, por nuk ka një gjykatë që ta vërtetojë këtë.
 
Së katërti, pamjet filmike flasin qartë për racizmin një orë para se të fillonte ndeshja dhe deri tek dhuna në stadium.
 
Së pesti, hyrja në fushë e Ivan Bogdanovit, ishte një tregues i qartë se Serbia nuk kishte marrë asnjë masë për të evituar një skandal si ai që ndodhi.
 
Së gjashti, precedenti i pak javëve me parë mes Malit të Zi dhe Rusisë, është një tjetër provë që tregon se në atë ndeshje ndodhen më pak gjera se në Beograd dhe Rusia fitoi ndeshjen në tavolinë ,e rezultatin 3-0.
 
Elementet kundër Shqipërisë
 
Së pari, Shqipëria ka refuzuar të kthehet në fushë pasi u ndërpre ndeshja prej dhunës së ushtruar në fushë.
 
Së dyti, gjyqtari ka raportuar se skuadra shqiptare ka qenë në gjendje të vazhdojë lojën, por lojtarët nuk i janë bindur kërkesës së tij.
 
Së trreti, Kapiteni Lorik Cana ka shkruajtur në raport se ai dhe shokët e tij janë refuzuar të ktheheshin në fushë, pasi një pjesë e lojtarëve ishin dhunuar fizikisht, ndërsa një pjesë tjetër psikologjikisht.
 
Por, pavarësisht këtyre elementeve, mund të merren parasysh vetëm pamjet filmike dhe kjo do ishte në favorin tonë.
 
Vendimi mund të merret të hënën
 
Ka shumë gjasë që vendimi përfundimtar për këtë çështje të mos jepet sot, por ditën e hënë ose në 15 maj. Burime jozyrtare pranë FSHF-së bënë me dije se vendimi mund të publikohet ditën e hënë, por kjo nuk është konfirmuar ende. Sot, rreth orës 09:00, pritet të nisë seanca dëgjimore për palën shqiptare dhe janë thirrur të dëshmojnë Duka, De Biazi dhe Cana. Pala mbrojtëse e Shqipërisë përfaqësohet nga një studio ligjore e huaj dhe avokati kryesor është italiani Antonio Rigoci.
 
Kronologjia e ngjarjeve për Serbi-Shqipëri
 
14.10.2014 Ndeshja e vlefshme për Grupin I eliminator, mes Serbisë dhe Shqipërisë, u ndërpre në minutën e 42-të, kur një dron me flamurin e Shqipërisë etnike u valëvit mbi stadiumin e Beogradit. Në këtë moment, pas përleshjes mes lojtarëve, fusha u pushtua nga huliganë serbë, të cilët dhunuan disa nga futbollistët shqiptarë. Takimi nuk vazhdoi më, pasi në ato kushte nuk kishte siguri dhe Kombëtarja kuqezi nuk pranoi të rifutej në fushë.
 
23.10.2014 Komisioni Disiplinor i UEFA-s vendosi që Kombëtarja shqiptare të humbë ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe ta gjobitë me 100 mijë euro pas ngjarjeve të Beogradit. Nga ana tjetër, Disiplina i hoqi Serbisë 3 pikë nga klasifikimi dhe gjithashtu e gjobiti me 100 mijë euro.
 
24.10.2014 Drejtuesit e institucionit të futbollit shqiptar dalin me një komunikatë për shtyp pas vendimit të Disiplinës, teksa e cilë- sojnë si politik dhe jo të drejtë atë çfarë ndodhi. Shqipëria priste tri pikët në tavolinë, ndërsa FSHF vendosi të ankimojë vendimin në Komisionin e Apelit të UEFA-s.
 
02.12.2014 Komisioni i Apelit nuk e ka ndryshuar vendimin e Disiplinës, duke lënë në fuqi humbjen 3-0 në tavolinë për Shqipërinë, heqjen e 3 pikëve Kombëtares serbe, si dhe dënimin e të dyja federatave me nga 100 mijë euro gjobë.
 
20.02.2015 FSHF, por edhe Federata serbe të pakënaqura me vendimet e organeve juridike të UEFA-s, dërguan çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë. Kjo e fundit ka njoftuar se ka pranuar dhe do të shqyrtojë më 16 dhe 17 prill respektivisht ankesat e palës shqiptare dhe asaj serbe.