BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shkëndija bën festën në “San Siro”, por s’mjafton, Milani e shkatërron 6-0

Shkëndija bën festën në “San Siro”, por

Shkëndija e Tetovës ka qenë një surprizë e madhe duke arritur deri në këtë nivel të Ligës së Europës, por pa mundur të vazhdojë më tej, megjithëse matematikisht do të luajë edhe një ndeshje tjetër ku vetëm mrekullia mund ta ndihmojë. Tetovarët u mposhtën thellë mbrëmë në “San Siro” të Milanos me rezultatin 6-0. Shkëndija nuk pati asnjë shans për të bërë ndonjë gjë më shumë në këtë takim, sepse ishte përballë Milani i madh, një skuadër që ka bërë merkato shumë të fortë në verë dhe pretendon titullin kampion në Itali. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku italianët shënuan tre gola të shpejtë në minutën e 13-të, 25-të dhe 28-të. Të parin dhe të tretin i shënoi Andri Silva, kurse golin e dytë e shënoi Montolivo. Në pjesën e dytë u duk se Shkëndija e stabilizoi lojën e saj, por përballë Milanit ishte e pamundur. Kualiteti i kuqezinjve italianë ishte dukshëm më i madh dhe diferencën e bënë pikërisht lojtarët cilësorë të Milanit. Për pasojë, në mesin e pjesës së dytë Milani shënoi për dy minuta në 67’ dhe 68’ dy gola me anë të Borinit dhe Antonelit. Në minutën e 85-të vjen dhe goli i gjashtë i shënuar nga Montolivo. Me këtë rezultat, pra 6-0, mbyllet kjo ndeshje, ku Milani jo vetëm nuk e diskutoi fitoren, por e shkatërroi Shkëndijën në një mbrëmje magjike në “San Siro” të Milanos. Tetovarët ishin përgatitur për festë dhe shpresonin për rezultat pozitiv. Në Milano kishin shkuar një numër i madh fansash, përfshi dhe personalitete të politikës dhe jetës publike, por kjo nuk i mjaftoi Shkëndijës përballë Milanit të madh dhe tetovarët pësuan humbjen më të thellë ndonjëherë në një fazë eliminatore të Europa League. Rezultati favorizon dukshëm Milanin që është tani pothuajse i garantuar në fazën e grupeve, ndërsa Shkëndija do të planifikojë t’i presë sa më mirë në Shkup kuqezinjtë italianë, të paktën për të marrë një rezultat premtues që të jetë si ngushëllim për këtë disfatë të rëndë në xhiron e parë të “play-off”-it të Ligës së Europës. takimi i kthimit midis Shkëndijës dhe Milanit do të luhet në stadiumin “Filipi II” në Shkup të Maqedonisë më 24 gusht.