BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shqipëria humb dy vende në FIFA, De Biazi: Jemi mbi pritshmëritë

Shqipëria humb dy vende në FIFA, De Biazi: Jemi mbi
Fitorja me Portugalinë, barazimi me Danimarkën dhe me Serbinë (për atë pjesë loje), por edhe barazimi me Francën në miqësore dhe një humbje minimale me një lojë gati të barabartë me Italinë e ndihmuan skuadrën tonë përfaqësuese të gjejë ekuilibrat e duhura në lojën e saj e të pretendojë të matet me skuadrat e mëdha të kontinentit, duke qenë një ekip që mbrohet mirë e kundërsulmon rrezikshëm dhe natyrisht një skuadër që nuk mund të neglizhohet nga ekipet e tjera të grupit apo dhe kundërshtarë më të fortë në rang europian siç janë Franca dhe Italia. Shqipëria shkoi këtë muaj nga vendi i 48-të në vendin e 50-të, në një kohë që Serbia e cila ka pësuar dështime të mëdha ka ruajtur pozitat e saj. Pikërisht kjo gjë është parë si paradoksale nga ranglista e këtij muaji, por përgjithësisht renditja nuk duket e keqe për ekipin tonë kombëtar.
 
Renditja
 
Pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse në dy miqësoret e luksit ku ka marrë një barazim me Francën dhe humbje minimale me Italinë, Shqipëria humbet dy pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor. Kuqezinjtë e De Biazit kanë rrëshqitur nga vendi i 48 në të 50, me 577 pikë nga 604 që kishte një muaj më parë. Megjithatë nuk ka ndryshuar shumë ecuria e skuadrave të tjera të grupit i eliminator të Euro 2016 ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë tanë. Portugalia është rritur më dy pozicione duke u klasifikuar në vendin e 7 teksa ka parakaluar Francën në këtë renditje. Po dy pozicione ka fituar dhe Danimarka që renditet në vendin e 30 me 804 pikë duke kaluar Rusinë. Në vend numëro është Serbia e cila vijon të jetë në vendin e 46 me 617 pikë, tre pikë më shumë sesa një vit më parë. Armenia ruan ritmin e kuqezinjve dhe humbet dy pozicione në renditje duke zbritur në vendin e 77 me 436 pikë, 4 më shumë se një muaj më parë. Fati i keq i armenëve është se skuadrat e tjera që një muaj më parë ishte poshtë në renditje kanë marrë rezultate më të mira. Kreu i klasifikimit botëror mbahet nga Gjermania kampione e botës me 1725 pikë e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. 6 vendet e para nuk kanë ndryshuar, teksa bie në sy avancimi i Spanjës me një shkallë në këtë klasifikim nga vendi i 10-të në të 9-in duke parakaluar Uruguain.
 
De Biazi
 
Trajneri i skuadrës tonë kombëtare nuk e ka bërë tragjike këtë renditje, duke thënë se skuadra gjatë kësaj kohe në të vërtetë ka merituar më shumë, pasi ajo është përballur me dinjitet me dy nga skuadrat më të forta në botë. Sidomos dy ndeshjet e fundit miqësore kanë qenë për një vlerësim më të lartë, ndërsa penalizimi mund të lidhet dhe me faktin e skuadra jonë nuk luajti ndeshje zyrtare në muajin nëntor, siç ndodhi me rivalët e tjerë në grup. Gjithsesi, për De Biazin nuk është një shqetësim i veçantë që humbëm dy vende në ranglistë, pasi, sipas tij, ekipi ka arritur shumë gjatë kësaj kohe dhe është evident fakti se ka përmirësime në lojë e rezultate dhe madje ai ka shtuar se është mbi pritshmëritë. “Ne duhet të forcojmë lojën tonë në të ardhmen, të marrim më shumë rezultate pozitive dhe të jemi më të qetë në aspektin taktik. Kështu nuk do të mungojnë as rezultatet e mira dhe një renditje më e mirë”, tha de Biazi.  Adriatik BALLA