BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Shtatë gola në "Zeqir Ymeri", Kukësi mposht Teutën dhe shkëputet nga rivalët e tjerë

Shtatë gola në "Zeqir Ymeri", Kukësi mposht Teutën
Stadiumi "Zeqir Ymeri" është kthyer në "arenë golash" gjatë sfidës Kukësi-Teuta, pasi janë shënuar plot 7 gola me rezultatin e përgjithshëm 5-2.
 
Shkodrani Edon Hasani pas 20 minutash lojë ka tentuar  një goditje nga jashtë zonës, por topi ka përfunduar jashtë. 3 minuta më pas Bledian Rizvani i hoqi mundësinë e golit Pejicit, ndërsa në të 27 tentativa me kokë e Shametit rezultoi e thjeshtë për t'u kontrolluar nga Rizvani. Ende pa u mbushur gjysmë orë lojë, Pero Pejic humbi një rast të pabesueshëm përballë Rizvanit, edhe pse kishte kohën e mjaftueshme për ta përpunuar topin dhe për ta dërguar në rrjetë. Gjithsesi, goli erdhi dy minuta më pas, me protagonistë dy shtatlartët, Shameti dhe Mallota, me qendërmbrojtësin që realizoi një gol të thjeshtë pas asistit të mesfushorit.
 
Teuta u zgjua në fillim të pjesës së dytë me të riun Resul Kastrati, i cili me gjuajtjen e tij nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit të nënkampionëve të Shqipërisë.
 
Por, Kukësi u rikthye shumë shpejt në avantazh në minutën e 51, teksa Pero Pejic kërceu mbi të tjerët në zonë, për ta dërguar topin në krahun e majtë të portës së Rizvanit. Dominimi i Kukësit u shpërblye në të 54 me golin e tretë, që mban firmën e brazilianit Jefferson.
 
Festivali i golave në "Zeqir Ymeri" vijojë në minutën e 60 me finalizimin e Shaqir Stafës, i cili u gjend në shtyllën e dytë pas krosimit të Kulit që edhe pse u devijua nga mbrojtja përfundoi në këmbët e futbollistit të Teutës. 7 minuta pas, braziliani Jefferson e pati fare të thjeshtë për të shënuar golin e katërt për Kukësin, finalizim që i dha qetësinë formacionit të Artim Shaqirit. Por verilindorët nuk do të ndaleshin me kaq. Në të 83 Pero Pejic, mori një top thuajse në vijën e mesfushës dhe pas përshkoi rreth 35 metra, përballë Rizvanit shënoi golin e dytë personal dhe të 5-tin për Kukësin në këtë sfidë, që u dha qetësinë e nevojshme verilindorëve pas dy barazimeve radhazi me Skënderbeun në Korçë dhe Apoloninë në Fier.