BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Shtypi botëror: Pas kësaj gjysmëfinaleje, futbolli s’do të jetë më kurrë si më parë

Shtypi botëror: Pas kësaj gjysmëfinaleje, futbolli s’do
“Turp, poshtërim, masakër”, janë këto termat që shëtisin në faqet e para sportive të të përditëshmeve të të gjithë botës, për të përshkruar dramën sportive të një kombi që jeton me futbollin. Pas shokut fillestar të atij rezultati 7-1 të paimagjinueshëm për këdo në tabelën e rezultatit të Belo Horizonte, mediat Braziliane janë dakord, nuk ka më poshtërim se kaq. Për Lancenet është turpi më i madh i historisë. Të masakruar, nuk përdor terma të ndërmjetëm për të përshkruar disfatën dhe “Folha De Sao Paolo”, që evidenton se Brazili poshtërohet sërish në tentativën për të fituar Kupën në shtëpi, duke kujtuar finalen e 1950 me Uruguajin. Poshtërim i poshtërimeve, titullon “globoesporte”, ndërsa "O Dia" dërgon në ferr trajnerin Skolari duke e nxjerrë në faqen e parë ndërsa tregon 7 gishtat, aq sa golat që skuadra e tij pësoi nga gjermanët. Ka qenë një sukses i paimagjinueshëm dhe për vetë gjermanët, me të përditshmen “Bild” që ka zgjedhur titullin , “pa Fjalë” që shëtit në faqen e saj të parë, ndërsa në versionin online shkruan rezultatin dhe thjesht Faleminderit, ju duam shumë, drejtuar “panterave” të Joakim Lëv, e padyshim bashkë me të feston edhe “Der Spiegel”. Nuk ndryshon shumë refreni dhe në mediat e tjera për të përshkruar atë që ndodhi në Minierao, Masakër botërore, e konsideron e përditshmja madrilene AS, ndërsa për katalanasen Mundo Deportivo, mjafton fjala poshtërim. E njëjta iso në Itali me “Corriere Dello Sport” që tregon 7 e madhe, ndërsa Toda Tristeza titullon italiania “Gazzetta Dello Sport” duke ndryshuar në gjithë trishtim fjalët e këngës braziliane Toda Gioa, gjithë gëzim për të përshkruar ndjesinë që ka kapluar një popull të tërë. “Tuttosport” zgjedh lojën e fjalëve Brasati në stilin british, që natyrisht nuk tradhtohet nga “Daily Star” që iu jep tanimë sambas theksin gjerman, ndërsa “The Mirror” evidenton se ky ishte shpartallimi i kësaj bote. Në kampin portugez ndërkohë “A Bola”, vë në dukje se pas kësaj gjysmëfinaleje, në futboll asgjë nuk është më si më parë. Vështirë të mos i japësh të drejtë. 
 
Bastexhinjtë e çmendur gjetën rezultatin e saktë
 
Që Gjermania mund të fitonte kundër Brazilit, kjo është diçka që mund të parashikohet pa shumë guxim, por që të gjesh rezultatin e saktë dhe për më tepër fitoren 7-1 të pancerave, për këtë duhet të jesh magjistar. Disfata e djemve të Skolarit, më e rënda për brazilianët në një Kupë Bote, u shndërrua në triumf për njeriun ndoshta më me fat në planet, të paktën për datën 8 Korrik. Bastevënësi kurajoz arriti bingon e madhe të jetës duke vendosur 20 Dollarë për suksesin 7-1 të Gjermanisë plus gol të Sami Khediras. Me koeficientin 2319, shuma totale e parave që futi në xhep në fund të takimit ky tifoz me fat është vërtet e konsiderueshme, diçka më tepër se 46 mijë Dollarë. Që të vendosësh një bast është çështje llogarie, guximi, por fati mbi të gjitha. Nëse ky tifoz bastin e tij e vendosi me mendjen e kthjellët dhe me sytë hapur, nga Brazili vjen një tjetër çudi e madhe. Pak ditë më parë, Ana Guerra, një artiste pyeti bashkëshortin teksa flinte se cila skuadër do të fitonte dhe përgjigja e tij me sytë mbyllur ishte Gjermania. 44-vjeçarja vazhdoi lojën me shaka dhe e pyeti sërish për rezultatin. 7-1 i tha burri ndërkohë që vazhdonte gjumin dhe si tifoze e Brazilit, gruaja vendosi bastin, por jo ndonjë shumë të madhe sepse as që mund ta perceptonte një rezultat të tillë. Si përfundim, e paimagjinueshmja ndodhi dhe falë parashikimit nga bashkëshorti i përgjumur, Ana Guerra fitoi shumën simbolike, gati 100 Dollarë. Edhe në Angli janë regjistruar raste tifozësh që nga të çmendur janë parë më pas si gjeni me bastet e tyre të guximshme. Të paktën 4 persona kanë gjetur rezultatin e saktë dhe njëri prej tyre nga 5 Paund për 7-1 e gjermanëve, sot është 2500 Paund më i pasur. Adriatik BALLA