BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Siti ofertë Guardiolës të ndalojë Murinjon, katalanasi refuzon

Siti ofertë Guardiolës të ndalojë Murinjon, katalanasi
Klubi anglez i Mançester Sitit dëshiron të afrojë në bankinën e tij një teknik të njohur, që të jetë i aftë të thyejë hegjemoninë e Çelsit dhe të trajnerit të tij Hoze Murinjo në kampionatin anglez të Premier League. Tekniku aktual Manuele Pelegrini shihet i vjetër dhe larg formës për ta bërë një gjë të tillë, ndërsa për katalanasin Peb Guardiola shanset janë të mëdha. Për këtë arsye klubi ka nisur bisedimet, në fillim për të marrë “ok”-ejin e teknikut aktual të Bajernit të Munihut. Lajmi bëri bujë të madhe në median online, pasi kërkesa e Sitit justifikohej dhe me faktin e duhej një trajner që të ndalte Çelsin dhe Hoze Murinjon.
 
Oferta
 
Te Mançester Siti nuk mund të jenë të kënaqur, 5 pikë larg kreut në klasifikimin e kampionatit, distancë që mund të shkojë në 8 pikë me Çelsin që ka luajtur një ndeshje më pak. Murinjo që si kryesues në kampionat feston si një fëmijë dhe për trofeun e “Capital One Cup”, ambiciet në Champions të komprometuara pas disfatës në shtëpi me Barcelonën. Në këtë situatë e ardhmja e Manuel Pelegrinit në stolin e skuadrës është më e rrezikuar se kurrë dhe nëse në fund të sezonit tekniku nga Kili nuk do të ketë fituar asgjë, lamtumira e tij duket e sigurt dhe ëndrra e drejtuesve për ta zëvendësuar, mban emrin e Pep Guardiolës. Zhgënjimi mbretëron në ambientin e “Citizens”. Vetë Pelegrini pas disfatës me Liverpul e pranoi se misioni për mbrojtjen e titullit tashmë është seriozisht i komplikuar. Çelsi në këtë mënyrë në kampionat fitoi edhe pa luajtur, ndërsa triumfonte ndaj Totenhem në finalen e Kupës së Ligës. “Qytetarët” nuk arritën të ngjiten në klasifikim për të shpresuar në reduktimin e distancës nga kreu. Sezoni është zhgënjyes për Pelegrinin që në fund të tij sipas të gjitha gjasave do të largohet nga stoli i Mançester Siti. Emrat për trashëgiminë e tij kanë filluar të qarkullojnë që tani. Së fundmi është përmendur shpesh Diego Simeone, por pronarët e Sitit po monitorojnë me kujdes situatën te Bajerni i Munihut, me Pep Guardiolën që në fund të viti mund të largohet nga klubi bavarez. Padyshim që ky është një lajm entuziazmues për tabloidët angleze, në rast se spanjolli do të shkojë në Mançester do të konfigurohet sërish beteja mediatike mes Guardiolës dhe Murinjos që pak vjet më parë ndezi La Ligën kur të dy trajnerët drejtonin Barcelonën dhe Realin e Madridit.
 
Guardiola refuzon ofertën: më pëlqen pa masë Bajerni
 
Trajneri i Bajernit të Munihut, Pep Guardiola, ka konfirmuar se nuk do të largohet nga klubi. Strategu katalanas spekulohej se mund të braktis gjigantin bavarez në fund të këtij sezoni. Por, ai ka konfirmuar qëndrimin në “Allianz Arena”. “Mançester Siti? Shpresoj të mbetem në Bajernin e Munihut për një kohë të gjatë”, deklaroi Guardiola gjatë një konference për shtyp. “Kam kontratë me këtë klub të mrekullueshëm dhe synoj ta respektoj atë. Nuk kam marrë asnjë ofertë”, u shpreh ai. 
 
Aksidenti
 
Trajneri i Bajernit të Munihut, Pep Guardiola, pësoi një aksident në trafik, por për fatin e mirë të tij ky asindet ka kaluar pa asnjë pasojë. Ishte një person që goditi nga prapa veturën e Guardiolës, njofton “Bild”. i njëjti person pasi që çdo gjë kaloi pa lëndime, i ka kërkuar Guardiolës një selfie, kërkesë kjo që i është aprovuar nga trajneri spanjoll, pavarësisht se goditja nga pas përcolli frikë tek tekniku katalanas i Bajernit.  Adriatik BALLA