BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Skënderbeu eliminohet nga Champions, Bate Borisov kualifikohet me gol në transfertë

Skënderbeu eliminohet nga Champions, Bate Borisov kualifikohet me gol
Skënderbeu barazoi dje në Champions League ndaj Bate Borisovit me rezultatin 1-1, në një ndeshje të shkëlqyer, të dominuar nga fillimi në fund, por pa mundur të kualifikohet më tej. Me dy barazime në total, por ndryshe nga ndeshja e parë që u mbyll 0-0, barazimi me gola 1-1 penalizoi skuadrën korçare, e cila eliminohet ë në këtë raund të Champions. Falë golit të djeshëm në pjesën e parë, Bate Borisov kualifikohet më tej, pra për shkak të golit në fushë kundërshtare. 9 gjuajtje në portë kundrejt 3 të Bates tregojnë qartë epërsinë e Skënderbeut, që këtë herë ishte i pafat për të shkuar në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve.
 
Ndeshja
 
Takimi nisi me optimizëm të madh nga ana e korçarëve, të cilët, të mbështetur fuqimisht nga tifozeria e tyre mundën të shtynin përpara lojën e tyre sulmuese e prisnin të zhbllokonin rezultatin. Por pa sukses dhe atëherë kur pritej që Skënderbeu të bënte diçka më shumë vjen dhe ndëshkimi, pikërisht në minutën e 29-të, kur gjatë një kundërsulmi të shpejtë miqtë shënuan golin e parë me atë të Edgar Olekhnoviç, i cili u dha lumturi atyre pak fansave të skuadrës bjelloruse të pranishëm në stadium. Korçarët përpiqen të ndryshojnë rrjedhën e takimit duke sulmuar nga krahët dhe në qendër, madje në minutat e fundit të pjesës së parë e rritën shumë nivelin sulmues, por pa mundur ta shtynin topin në rrjetë. Trajneri Josa duket i acaruar, teksa jep udhëzime të qarta për veprimet sulmuese të lojtarëve të tij. Në minutën e 32-të Progni pati një rast të shkëlqyer, por pa përshëndetur rrjetën, sepse topi goditi shtyllën, kurse në minutat në vazhdim, Shkëmbi pati edhe dy raste të tjera të pastra, por nuk ishte e thënë të realizonte gol. 45-minutat e para mbyllen me epërsinë e bjellorusëve me shifrat 1-0, teksa në pjesën e dytë korçarët futen në fushë më të motivuar e më të saktë në veprimet taktike. 20 minutat e para zhvillohen thuajse tërësisht në gjysmëfushën e Bate Borisovit, që përpiqet të mbrohet me çdo kusht, duke dashur ta fitojë ndeshjen me këtë rezultat, por forcat e shumta të Skënderbeut në sulm u japin korçarëve epërsi në fitimin e dueleve, mbështetur fuqishëm dhe nga prania e tifozëve. Bate Borisov mendoi për kundërsulmin dhe në ato pak raste që shpërtheu përpara u shfaq e rrezikshme, duke treguar se ka potencial. Por loja vazhdonte të fliste në shumicë për Skënderbeun, që po kërkonte me ngulm golin e barazimit. Në minutën e 67-të, kroati Marko Radas gjuan bukur nga goditja e dënimit dhe, falë edhe gabimit të rëndë të portierit mik, realizon golin e barazimit, duke ngritur peshë tifozerinë korçare që kapte 10 mijë vetët në stadium. Barazimi nuk e kualifikonte Skënderbeun, pasi me gol në fushë kundërshtare Bate Borisov kalonte në raundin tjetër, prandaj dhe trajneri Josa bëri disa zëvendësime për t’i dhënë freski sulmit. Në minutën e 74-t provon portën dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli, por gjuajtja e tij përfundon jashtë, një tjetër rast i humbur për korçarët, që kanë vënë në dispozicion të sulmit të gjithë arsenalin e tyre. Kapiteni Shkëmbi përpiqet të shtyjë ekipin përpara duke përdorur teknikën e tij të lartë dhe pasimet e sakta. Sabien Lilaj, Ribaj dhe vetë Shkëmbi patën nga një rast të mirë për gol në minutat e fundit, por pa gjetur kuadratin. Në minutat shtesë Skënderbeu nxitoi sërish për të përmbysur ndeshjen dhe për t’u kualifikuar. Shkëmbi në dy raste nga këndi, nuk gjeti kokën e lojtarit të duhur për të shënuar golin e fitores e të kualifikimit. Shpresat e korçarëve u shuan përfundimisht kur gjyqtari i ndeshjes fërshëlleu për përfundimin e takimit, i cili përfundoi në barazim 1-1 dhe me gol në fushë kundërshtare Bate Borisov mundi të kalojë në raundin tjetër të Champions League, kurse Skënderbeu, ndryshe nga viti i kaluar që shkoi deri në “play-off” të Europa League, këtë edicion e mbylli në turin e dytë, duke menduar tashmë për sezonin e ri futbollistik. Adriatik BALLA