BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Skënderbeu mposht Kukësin, Partizani merr fitoren e tretë radhazi

Skënderbeu mposht Kukësin, Partizani merr fitoren e tretë radhazi
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka mposhtur me rezultatin 2-0 Kukësin, në kuadër të javës së pestë të Superligës Shqiptare. Pavarësisht rezultatit pozitiv të Skëndërbeut, në fushë nuk kanë munguar kartonët e verdhë dhe madje është dhënë dhe një i kuq. Në pjesën e parë, verilindorët menduan të mos pësonin gol duke u fokusuar në mbrojtje, por Skënderbeu ishte i vendosur mjaft mirë në fushë, duke rrezikuar në disa raste, por pa mundur të shënojë.
 
Rezultati është hapur në minutën e 65’, ku krosimi i Vangjelit ka gjetur kokën e Fatjon Sefës, i cili i pambuluar në qendër të prapavijës nuk fal dhe e dërgon topin në rrjetën e Halilajt duke kaluar në avantazh Skënderbeun. Për të vulosur takimin, ka menduar ish-lojtari i Kukësit, Gerhard Progni i cili ka shënuar një supergol, duke gjunjëzuar përfundimisht kuksianët. 
 
Dy humbje radhazi të kuksianëve me dy rivalë për titull si Skënderbeu dhe Partizani duket se nuk do të kapërdihen lehtë nga drejtuesit, edhe pse kreu nuk është më larg se tri pikë.
 
Nga ana tjetër Partizani i drejtuar nga Shpëtim Duro, ka mposhtur sot Teutën me rezultatin 2-0 në “Qemal Stafa” duke arritur fitoren e 3-të radhazi. Fitorja e sotme bën të mundur kreun e klasifikimit për Partizanin, të cilët e ndajnë përkohësisht me Skënderbeun me Tiranën me nga 10 pikë secili.
 
Sulmuesi serb, Stevan Racic ka shënuar sërish duke u konfirmuar si njeriu gol i Partizanit në këto momente. Ndeshja ka nisur e ekulibruar dhe pas shumë minutave pa rrezik, është pikërisht Racic i cili zhbllokon rezultatin në minutën e 39-të. Vetëm pas 3 minutave ishte radha e sulmuesit tjetër, Fazliu i cili dyfishon rezultatin dhe me këto shifra mbyllet edhe kjo ndeshje.