BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Skënderbeu nuk ndalet, mposht Laçin dhe rimerr kreun

Skënderbeu nuk ndalet, mposht Laçin dhe rimerr kreun

Skënderbeu ka arritur fitoren e gjashtë në Superiore, pasi ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-0.

Salihi dhe Lilaj, ishin “heronjtë” të kampionëve korçarë, të cilët me golat e tyre vendosën fatin e takimit.
 
Ishte një ndeshje që i pati të gjitha, lojën e bukur, luftën sportive, kartona të verdhë e të kuq, penallti të shënuara, por edhe të humbura, madje në të dy skuadrat, që e mbyllëm takimin me nga 10 lojtarë në fushë. Skënderbeu pas kësaj fitoreje ngjitet në krye të renditjes me 18 pikë, duke rikonfirmuar se mbetet skuadra që duhet mundur edhe këtë sezon.
 
Salihi do të shënonte dy herë. Për herë të parë në minutën e 19-të nga pika e bardhë e penaltisë, të fituar nga Olajinka. Ky moment ishte edhe përcaktues për skuadrën kurbinase, pasi Sheta doli me karton të kuq, duke e lënë Laçin me 10 lojtarë në fushë, përballë kampionëve, të cilët nuk patën mëshirë.
 
Me fillimin e pjesës së dytë, Lilaj do të përfitonte nga përgjumja e kurbinasve dhe do të shënonte golin e parë të tij, pas një aksioni personal.
 
Fitoren e skuadrës së Josës, do ta kompletonte përsëri Salihi, i cili pas një kombinimi me Berishën, do të shënonte golin e dytë dhe do të fiksonte fitoren e merituar 3-0 të Skënderbeut. Skuadra kurbinase nuk ishte në ditën e saj me fat. Jo vetëm se pas minutës së 18-të mbeti me 10 lojtarë në fushë, çka i prishi ekuilibrat, por edhe se Xhejms në minutën e 60-të gaboi në pikën e bardhë të penalltisë, duke humbur një shans, i cili mund të rifuste në lojën kurbinasit.
 
Me këtë ndeshje u mbyll edhe java e gjashtë e Kategorisë Superiore, që kryesohet nga Skënderbeu me pikë të plotë, 18, ndjekur nga Partizani me 16 dhe Teuta 12, ndërkohë që Laçi provoi për të parën herë në këtë kampionat shijen e humbjes.