BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Skënderbeu tjetër fitore, Elbasani mbetet i fundit

Skënderbeu tjetër fitore, Elbasani mbetet i fundit
Mesfushori Peter Olajnika është njeriu i maskuar, por nuk është më objekt misterioz te Skënderbeu. Pas zhbllokimit ndaj Vllaznisë, nigeriani shënoi një tjetër gol për skuadrën korçare, këtë herë me më shumë peshë, pasi ishte finalizimi i tij që vendosi fatin e ndeshjes me Elbasanin, nuk është ndonjë finalizim për të lënë me gojë hapur por vendimtar për kampionët, pasi u jep 3 pikë thelbësore në një ndeshje që nuk rezultoi aq e thjeshtë nga sa pritej në prognozë.
 
Përballë Elbasanit bisht- karvanit të Superiore, Mirel Josa kishte vendosur në majën e sulmit pikërisht 18 vjeçarin afrikan të mbështetur nga Ribaj, Martins e Dimo, duke lënë në stol Fatjon Sefën. Në kampin verdheblu, Dosti përgjigjej me një formacion të rreshtuar kujdesshëm me Cotën sulmues të vetëm, dhe përballë mbrojtjes së mirëorganizuar kampionët hasën që në fillim vështirësi për të prezantuar dikë përpara Kotorrit, me goditjen e parë në portë që erdhi në minutën e 11-të me Sabien Lilajn që tentoi nga distanca. Me një Elbasan të vendosur për të kufizuar dëmet pa guxuar përpara vijoi një ndeshje pa shumë shkëndija me Skënderbeun që vuante për të krijuar pavarësisht dominimit territorial. Në minutën e 29-të Olyainka i vodhi një top prapavijës verdheblu dhe tentoi me një goditje dherazi nga distanca me topin që kaloi shtyllën në të djathtë të Kotorrit.
 
Të pasuksesshme dhe tentativat e korçarëve për të furnizuar asistin e golit falë inkursioneve në krahun e majtë me Dimon e Arapin dhe Josa vendosi të bëjë ndryshimin e parë pas vetëm 34 minutave lojë duke futur në lojë një tjetër sulmues, Fatjon Sefën në vend të Martins. Gjithsesi ishte një ndryshim që nuk ndryshoi shumë me Olyanikën që pretendoi pa dobi për një 11 metërsh pas kontaktit me Denis Voglin në minutën e 37-të dhe Skënderbeun që u detyrua të kufizohet sërish te goditjet nga distanca si në këtë rast të minutës së 41-të me Marko Radas dhe pjesa e parë u mbyll pa gola e me një Skënderbe që nuk ngrohu, ashtu si shkallët e ftohta të stadiumit të Korçës.
 
Gjithsesi pjesa e dytë ishte ajo që ndërtoi fitoren e korçarëve me momentin vendimtar në minutën e 50, Ribaj përparoi nga e djathta duke u futur në zonë dhe shërbeu te Olajnika që pranë vijës fatale thjesht e shtyu në rrjetë. 1-0 një rezultat që i dhuroi qetësi Skënderbeut, të vendosur për të menaxhuar dhe pragmatika e korçarëve e kombinuar me mungesën e reagimit nga ana e Elbasanit fitoi ndaj emocioneve duke dhuruar një ndeshje pa raste, aq sa traversa e Ribajt në minutën e 88-të shërbeu më tepër si një zile për zgjimin nga letargjia e mërzisë. Përfundoi 1-0 dhe për Skënderbeun është “ok” edhe kështu, pasi më të rëndësishme për momentin janë 3 pikët, aq sa ç’është gjithë pasuria e grumbulluar nga Elbasani në këtë sezon të vështirë për verdheblutë.