BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Spanja vlen 1 miliard dollarë, më e shtrenjta në Botërorin e Brazilit

Spanja vlen 1 miliard dollarë, më e shtrenjta në Botërorin e
Kampionati Botëror i Brazilit do të startojë zyrtarisht pas dy ditësh dhe ndeshja e madhe e fillimit do të jetë midis Spanjës dhe Holandës më 13 qershor, ku në fushë zbresin afro 1.5 miliardë dollarë, pra 22 lojtarë që kanë një vlerë marramendëse në treg. Praktikisht Spanja është skuadra që ka lojtarët më të shtrenjtë në Botërorin e Brazilit. Vlera e skuadrës së “Rojës së Kuqe” llogaritet në afro 1 miliardë dollarë dhe kjo është e barabartë me 10% të shumës së të gjitha ekipeve pjesëmarrëse. Pas Spanjës, skuadra e dytë më e shtrenjtë është Gjermania me afro 850 milionë dollarë e pas atyre vjen Franca me afro 700 milionë dollarë.
 
Vlerësimi 
 
Më të mirët e botës në kompeticionin më të madh të planetit, por cila është kombëtarja që vlen më shumë në turneun e Brazilit? Prestigjiozja Time ka bërë një përpunim të dhënash dhe rezultati del me një shifër vërtet astronomike. Janë lojtarët spanjollë që me vlerën e tyre e bëjnë përfaqësuesen La Roja të kapë shifrën e 668 milionë Eurove dhe në merkato zë gati 10% të vlerës totale nga 32 ekipet që do të luajnë në Botërorin e Brazilit. Krahasimi mund të jetë paksa brutal, por ky është realiteti që ofron revista amerikane. Është përfaqësuesja e Hondurasit modest që vlen më pak në këtë edicion të 20-të të Botërorit dhe nuk e kalon shifrën e 22 milionë Eurove. Pas Spanjës kampione në fuqi të botës renditen pa ndonjë surprizë ekipet e tjera kombëtare, që konsiderohen favorite. Kështu të grumbulluarit e Joakim Lëv, nëse do të nxirreshin në këto momente në merkato, të gjithë bashkë do të vlenin 604 milionë Euro, ndërsa brazilianët kushtojnë gati 100 milionë më pak. Kombëtarja franceze pason listën me futbollistët e saj që kanë një vlerë prej 443 milionë Eurosh, ndërsa Argjentina vlen 421 milionë, por këtu peshën më të madhe e ka Mesi, pasi vetëm kartoni i tij llogaritet në rreth 130 milionë Euro. Në aspektin individual, pas argjentinasit është ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo i dyti që vlerësohet 107 milionë Euro dhe zë gati 1/3 e gjithë vlerës në kombëtaren portugeze. Tek kampionët spanjollë, të cilët mbërritën në orët e para të mëngjesit të së Hënës në Brazil, janë Iniesta, Fabregas, Buskets, Ramos e Juan Mata, më të vlerësuarit në kuotën e 40-50 milionë Eurove.
 
Del Boske: Spanja nuk është favorite
 
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Vincente Del Boske, ka thënë se Spanja nuk duhet shikuar si favorite për Kupën e Botës në Brazil. Trajneri spanjoll ka thënë se lojtarët e tij mund ta fitojnë titullin, por duhet ta heqin nga vetja presionin e favoritit. “Në fushë gjërat do të dihen më mirë. Ne besojmë se po punojmë shumë për t’i vendosur gjërat në drejtimin e duhur, por futbolli është kësisoj”, u shpreh Del Boske. “Sigurisht se Brazili luan në shtëpi dhe ata kanë një skuadër të mrekullueshme. Kësisoj, ata kanë presionin e madh, shumë më shumë se në Kupën e Konfederatave”, shtoi tutje trajneri spanjoll.  Adriatik  BALLA