BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Spektakël në grupin B, Ronaldo barazon i vetëm Spanjën

Spektakël në grupin B, Ronaldo barazon i vetëm Spanjën
Spanja dhe Portugalia barazuan 3-3 mbrëmë në kuadër të xhiros së parë në grupin B, duke marrë nga një pikë dhe duke vendosur në vështirësi objektivat, megjithëse kundërshtarët e tjerë në grup janë më të dobët. Ndeshja e mbrëmshme ishte spektakolare, me shumë emocion, me një dominim të frikshëm të spanjollëve, por edhe me një Ronaldo superhero për Portugalinë e tij, i cili i vetëm barazoi Spanjën e madhe. Në fakt, Spanja është një skuadër virtuoze në futboll. Ajo bën një lojë magjepsëse në terma teknike, të bazuar pak a shumë në një “tiki-taka”, me mbajtje të shprehur të topit, pasime të shkurtra e të shpeshta dhe qarkullim të dendur që çon në hutimin e kundërshtarëve. Por, përballë një Portugali që dilte shumë shpejt në kundërsulm dhe me një Ronaldo në superformnë, të paktën në 45 minutat e para nuk ia doli. Portugezët shënuan shumë shpejt (në minutën e 4-t) me anë të Ronaldos, i cili fitoi me të “vjedhur” një penallti nga ndërhyrja e Naços që e shndërroi në gol. Për minuta të tëra Spanja u hodh në sulm, duke bërë një lojë agresive të nivelit më të lartë dhe pas shumë përpjekjesh Diego Kosta arrin të barazojë në minutën e 24-t, ku pas një kontakti të diskutueshëm ku dyshohej për një faull në sulm, ai bëri lëvizje të zgjuara dhe me mjaft potencë duke kaluar topin mes tre mbrojtësve dhe duke barazuar shifrat në 1-1. Më pas Spanja “vallëzon” në fushë, ku Alba dhe Isko furnizojnë qendrën që mbahet nga Iniesta, i cili jep pasimin e fundit për Kostën. Gjithçka duket perfekte dhe Portugalia ndjen presionin e madh në zonën e saj. Ronaldo acarohet me të tijtë dhe kërkon përqendrim, ndërsa rastet spanjolle ndjerin njëri-tjetrin. Por kur nuk shënon thotë rregulli në futboll, e pëson. Në minutën e fundit të pjesës së parë, gjatë një kundërzbritjeje, Ronaldo gjuan me të majtën në hyrje të zonës, një top pa pretendime, por që i rrëshqet nga duart portierit De Gea e përfundon në rrjetë. Në pjesën e dytë brenda 15 minutash Spanja e përmbys Portugalinë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht me Diego Kostën që shfrytëzoi mjaft mirë në pozicion një skemë taktike nga goditja e dënimit e asisti me kokë i Ramos në fundore, si dhe goli tjetër i shënuar nga Naço me një gjuajtje “predhë” që s’i la asnjë shans portierit Patricio. Epërsia e Spanjës në fushë është e padiskutueshme dhe mund të kishte shënuar më shumë, por kur ndeshja po i drejtohej fundit, në minutën e 88-të vjen dhe goditja që i tronditi spanjollët. Gjyqtari akordoi goditje dënimi nga 20 metra në pozicion ballor dhe Ronaldo “e qau” gjuajtjen, duke barazuar shifrat 3-3.

Adriatik BALLA