BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Tirana, donatorët kërkojnë kthimin e Ansi Agollit në kryeqytet

Tirana, donatorët kërkojnë kthimin e Ansi Agollit në
Tirana bëri një shpërthim spektakolar të dielën në ndeshjen hapëse të kampionatit të 76-të kombëtar të futbollit në Kategorinë Superiore, duke mundur pastër e thellë 3-0 Apoloninë dhe duke treguar që në fillim se është një skuadër që pretendon titullin kampion. Tashmë gjërat janë bërë evidente dhe Tirana mund të konsiderohet pa frikë si një nga skuadrat pretendente për trofe e që padyshim do të ketë rivalitetin e spikatur të disa ekipeve e më së pari të kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Tirana dëshiron të forcohet edhe më shumë për të realizuar objektivat e saj dhe donatorët po shohin mundësinë e një afrimit të fundit në ekip, një lojtar që mund të rrisë vlerat e grupit dhe të finalizojë si duhet lojën e tij. Mund të mos jetë medoemos një lojtar sulmues, por një futbollist që bën diferencë në mesfushë e sidomos në krahë, aty ku Tiranës i duhet një element i fortë.
 
Dy emrat që janë përmendur më shumë ditët e fundit janë Hamdi Salihi dhe Ansi Agolli, lojtarë që kanë luajtur dhe më parë me Tiranën, madje Agolli i dalë nga akademia e Tiranës dhe një nga lojtarët e dashur të bardhebluve. Për mesfushorin e krahut të majtë thuhet e gjërat janë në rrugë të mbarë dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të braktisë skuadrën e tij në Azerbajxhan port ofertën e Tiranës. Donatori Refik Halili është njeriu i befasive në merkato dhe nëse do t’ia dilte të sillte qoftë njërin midis Salihit apo Agollit në kampin bardheblu, atëherë mund të quhet që tani punë e mbaruar titulli kampion, pasi Tirana forcohet aq shumë sa vështirë që Skënderbeu mund ta ndalojë. Salihi luan me Hapoel Akre në Izrael dhe është lojtar i rëndësishëm në radhët e kësaj skuadre, por kontrata e tij përfundon pas gjashtë muajsh dhe shkodrani mund ta shohë të udhës të preferojë kthimin në kampionatin shqiptar për të bërë një sezon të fortë e fantastik.
 
Tek Tirana ka tregues pozitivë të tij, pasi ka dalë kampion, kryegolashënues dhe një futbollist që pëlqehet shumë nga tifozeria kryeqytetase. Me Salihin në sulm Tirana mund të ishte e papërballueshme. Gjithsesi, donatorët janë duke menduar për një lëvizje të bujshme në orën e fundit të merkatos dhe një alternativë e fundit është dhe kthimi i Edgar Çanit në Shqipëri, megjithëse kjo pistë duket më pak e realizueshme. Tashmë gjërat janë në dorën e sponsorëve, por edhe të preferencave të vetë trajnerit Gugash Magani, i cili, duke parë shkallën e lartë të gabimeve para portës dhe përqindjen e ulët të realizimeve në një lojë ku Tirana duhet të kishte shënuar shumë më tepër gola dhe më shpejt nga sa erdhën në të vërtetë golat e saj, mendon se grupit i duhet një futbollist që të jetë “snajper” dhe Salihi mund të rezultojë i tillë tek bardheblutë.Adriatik BALLA