BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Tirana ruan kreun, Partizani e ndjek hap pas hapi

Tirana ruan kreun, Partizani e ndjek hap pas hapi
Kategoria Superiore luajti dje javën e dhjetë të saj, që korrespondonte me javën e parë të fazës së dytë. Pretendentët kryesorë për titull nuk falën as këtë herë, duke fituar përballjet e radhës dhe duke forcuar pozitat e tyre në klasifikim. Nisja e mbarë e fazës së dytë do të ndikojë pozitivisht tek bardheblutë dhe tek të kuqtë që të ruajnë epërsinë me pikë ndaj rivalëve të të tyre dhe duket qartë se dy skuadrat kryeqytetase këtë herë do të jenë në një garë shumë të fortë me njëra-tjetrën për titullin kampion.
 
Tirana e pandalshme
 
Tirana nuk i ndahet kreut. Bardheblutë regjistruan fitoret e tretë radhazi e të dytën në këtë sezon ndaj Apolonisë, duke zgjidhur gjithçka ashtu si në fazën e parë me të njëjtin rezultat 3-0, si për të treguar se te kjo Tiranë asgjë nuk ka ndryshuar, që nga fillimi i sezonit, madje me pikët e marra objektivi titull është përforcuar akoma dhe më shumë. Një sukses prej pretendenteje të vërtetë për formacionin e Maganit, që fitoi në një fushë të vështirë si ajo e Apolonisë, ku janë ndalur dy rivale të saj si Skënderbeu e Partizani. Në fakt, ndeshja me Apoloninë u duk sikur ishte një fotokopje e asaj të fazës së parë, pasi nisi ashtu siç ishte mbyllur në kryeqytet me një gol. Që në minutën e 2-të, nga zhvillimet e një goditje këndi, Ndikumana arriti të zhbllokojë shifrat me një goditje të saktë me kokë. Realizimi i dytë në 7 ndeshje për sulmuesin e kryeqytetasve, që golin e vetëm në këtë kampionat e kishte realizuar pikërisht ndaj fierakëve. Apolonia megjithatë nuk është ndër ato skuadra që dorëzohet në shtëpi, dhe pasi i lejoi Tiranës dhe një mundësi me Currin në të 12-tën nisi kundërpërgjigjen.
 
Në të 17-n, një ish si Kaja kërkoi golin me një silur në hyrje të zonës, por nuk ishte përgatitur për fluturimin e Frashërit. Fierakët nuk e ulën ritmin dhe ashtu siç kanë bërë pothuajse ndaj të gjitha skuadrave në shtëpi, e vunë në vështirësi Tiranën por pa mundur të gjejnë dot golin para pushimit. Në pjesën e dytë, Magani e kuptoi që Tirana duhet të ndryshonte sjellje dhe bardheblutë u sollën si një skuadër e madhe duke menaxhuar mirë situatat në fushë, në pritje që sulmuesit të zgjidhnin situatat përpara portës, siç bëri në fakt në të 65-n , Elis Bakaj, që shënoi e tretë radhazi. Me qetësinë e rezultatit, Tirana mendoi t’i thellonte më tej shifrat duke shënuar dhe golin e 3-të me Gentian Muçën. 3 gola ishin të mjaftueshëm për 3 pikë, me Tiranën që vazhdon të qëndrojë në krye të Superiores, pozicion nga i cili nuk ka lëvizur që prej 90 minutave të para të këtij kampionati.
 
Partizani i ndal vrullin Laçit të Cungut
 
Ndeshja midis Partizanit e Laçit nisi me dhjetë minuta me vonesë për shkak të fikjes së prozhektorëve. Me ardhjen e dritave loja rinisi normalisht. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, kurse në të dytën trajneri Shpëtim Duro bëri lëvizje interesante në formacion, duke i dhënë përparësi sulmit. Por fitorja do të vinte dhe për faj të portierit mik Vujadinoviç, që kishte mangësi në të dy golat e pësuar. Autor i golit të parë ishte mesfushori i Kombëtares Emiliano Vila, kurse të dytin e shënoi Mazrekaj me penallti, teksa ishte penguar në mënyrë të parregullt nga mbrojtja e Laçit sulmuesi Raçiç. Me këtë fitore Partizani ruan hapin me Tiranën, që të dy në kuotën e 21 pikëve, shkëputur me 2 pikë prej Kukësit të vendit të tretë dhe tre pikë nga Skënderbeu i vendit të katërt. Gara për titull mbetet, sidoqoftë, e hapur deri në fund. Adriatik BALLA