BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

UEFA fshin komentin për Shqipërinë, faqen e bombarduan shqiptarët me kritika

UEFA fshin komentin për Shqipërinë, faqen e bombarduan
Mbi 150 mijë kritika në adresë të UEFA-s, kryesisht nga shqiptarët, kanë bërë që qeveria europiane e futbollit të heqë nga sajti i vet zyrtar njoftimin për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Kanë qenë një numër jashtëzakonisht i shumë komentuesish dhe duke parë imazhin e rënë përtokë UEFA ka vendosur të mos e lejojë më opinionin publik të shprehë mendimet e veta. Kështu,në faqen e saj të rrjetit social Facebook, UEFA e ka fshirë postimin ku bëhej me dije vendimi i marrë për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Nuk ka asnjë arsye apo koment zyrtar për këtë gjë, por fakti se në atë postim numëroheshin mbi 175,000 komente kundër politikës së UEFA-së për të mos dënuar racizmin serb në ndeshjen ndaj Shqipërisë, të bën të mendosh se ky veprim është bërë për të fshehur reagimin e njerëzve.
 
Siç dihet, shtëpia e futbollit evropian vendosi t’ia jepte fitoren në tavolinë 3:0 Serbisë dhe ta dënonte këtë të fundit me tri pikë dhe me dy ndeshje pa shikues. Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia, kanë paralajmëruar ankesë në UEFA, pasi nuk janë ndarë të kënaqura me vendimin e institucionit më të lart të futbollit në Evropë. Fushata e reagimit kundër vendimit të UEFA-së për ndeshjen Serbi-Shqipëri, nisi vrullshëm më 23 tetor duke u përqendruar më së shumti në faqet e rrjeteve sociale të organit të futbollit evropian. “uefasayyestoracism”, “uefamafia” e shumë të tjera, ishin disa nga komentet e postuar në faqen zyrtare të UEFA-së.
 
“Ballistat” i lëshojnë një mesazh kërcënues Mishel Platinisë
 
Ende po vazhdojnë protestat kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Tifozët e Shkëndijës nga Tetovës, Ballistët, në ndeshjen kundër Metalurgut të Shkupit kanë publikuar një mesazh për presidentin e UEFA-s, Mishel Platini. “I dashuri Platinoviç, na i rrahën futbollistët dhe fituan 3:0. Do t’i vrasim ne në ndeshjen e kthimit dhe të fitojmë një vend në Evropianin 2016?”, ka shkruar në mesazhin e tetovarëve.
 
Shqiptarët në Britani kundër UEFA
 
Shqiptarët e Britanisë janë ende të indinjuar me vendimin e padrejtë të UEFA-s në lidhje me lojën e futbollit Serbi – Shqipëri, që u ndërpre me 14 tetor 2014 në Beograd. Për këtë arsye, shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe kanë paralajmëruar se do të protestojnë sërish më 1 nëntor. Protesta do të mbahet në Londër, përballë ndërtesës ku gjendet zyra e Komisionit Evropian. Mesazhi kryesor i protestuesve do të jetë se racizmi dhe dhuna nuk kanë vend në sport, dhe se UEFA e ka injoruar tërësisht racizmin serb i cili është ende gjallë e mirë, mu në zemër të Evropës.
 
Platini pritet me protesta edhe në Finlandë
 
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka udhëtuar sot në drejtim të Finlandës për të marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga skuadra e Helsinkit. Francezi u ftua nga krerët e këtij klubi finlandez, mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë për të, raporton “Express” i Kosovës. Ai është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarët atje, pas vendimit që organizata që ai e drejton mori për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Adriatik BALLA