BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Xherdan Shaqiri: Juventusi, skuadra model për mua

Xherdan Shaqiri: Juventusi, skuadra model për mua
Merkato europiane është në kulmin e saj dhe bujë po bëjnë edhe lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatet elitare, të cilët kërkohen nga shumë klube. Padyshim një nga më të kërkuarit është Xherdan Shaqiri, i cii, pas Liverpulit, Arsenalit e Romës, tashmë ka hyrë në “Radarët” e Juventusit në Serinë A italiane. Madje, duke qenë se Juventusi dëshiron një lojtar që jep pasimin e fundit dhe shënon edhe gola, për më tepër fantazist, duket e Shaqiri i plotëson të gjitha këto cilësi dhe Juve po e merr seriozisht këtë mundësi. Ajo që bie në sy për mirë ku Juventus duket përpara klubeve të tjera për ta marrë mesfushorin me tipare sulmuese, lidhet me deklaratat e vetë kosovarit, i cili ka deklaruar për mediat zvicerane dhe ato gjermane, por edhe me qëndrime individuale në rrjetet sociale, se Juventusi është një skuadër që nuk shënon ulje në karrierën e tij, por mund të rezultojë ngjitje. Kaq ka mjaftuar që mediat zvicerane ta bëjnë fakt të kryer kalimin e Shaqirit tek Juventusi. Kjo përforcohet dhe nga fakti se agjentët juventinë kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit dhe kanë biseduar për këtë çështje gjatë ditëve të fundit. Ndoshta Shaqiri mund të shihet dhe si pasues i Andrea Pirlos tek “Zonja e Vjetër, por hë për hë po flitet për një transferim të cilin Shaqiri e dëshiron, diktuar nga konkurrenca e ashpër tek Bajerni që po e lë në stol, sidomos pas ardhjes së Mario Gëtzes.
 
Ofertat
 
Xherdan Shaqiri e ndez edhe më shumë merkaton e trekuartistëve me një mesazh të qartë që e dërgon në adresë të Juventusit. Bardhezinjtë po përpiqen të çajnë në garën mes Monakos e Liverpulit për fantazistin me origjinë shqiptare, por nuk do ta kenë aspak të lehtë. Marota i ka të përditshme kontaktet me përfaqësuesin e Shaqirit, duke e ditur mirë se ky operacion nuk është aspak i lehtë. Liverpuli shiti Luis Suarez, ndërsa Monako, Hames Rodriguez, pra të dyja këto skuadra i kanë arkat plot për të shpenzuar pa u kursyer për përforcimet që duan. Janë tre klube të mëdha që e ndjekin, megjithatë Shaqiri duket se e shikon veten më shumë te Zonja e Vjetër. Nuk është më një mister dëshira e tij për të ndryshuar ambient, pasi te Bajerni e ka të vështirë të gjejë hapësira mes dy emrash gjigantësh si Roben e Riberi. Nëse Guardiola nuk mund t’i garantojë vazhdimësi, Alegri e pret krahëhapur për t’i shtuar Juventusit të tij më shumë ingranazhe në ofensivë. Shaqiri ndërkohë ka konfirmuar përmes një mesazhi se nuk është aspak indiferent ndaj kampionëve të Italisë. “Jam me pushime dhe nuk e di ende se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Di vetëm që kam kontratë me Bajernin deri në 2016-ën. Nuk e di nëse ka kontakte me bardhezinjtë dhe po kështu nuk jam i informuar për Liverpulin apo Monakon. Gjithsesi Juventusi do të ishte një opsion i mirë, ashtu si Monako ose Liverpuli. Juve është një klub i madh. Kujt nuk do t’i pëlqente të shkonte atje? Bardhezinjtë nuk i shikoj si hap prapa për karrierën time”, tha ylli kosovar i përfaqësueses zvicerane. Adriarik BALLA