BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Brukseli kritika për pasaportat e arta, rrezikojnë rikthimin e vizave. Zbardhen detajet

Brukseli kritika për pasaportat e arta, rrezikojnë rikthimin e vizave.

Në raportin e tij të pestë për monitorimin e pezullimit të vizave, Komisioni i BE kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor harmonizim të politikave të vizave.

Veç të tjerash, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë paralajmëruar nga Komisioni për skemat e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj. Komisioni paralajmëron se aplikimi i pasaportave të arta mund të sjellë sërish regjimin e vizave për vendet përkatëse.

Pavarësisht nga shqetësimet e shprehura më parë nga Komisioni, Shqipëria vijon të ketë në fuqi legjislacionin që lejon marrjen e një ‘shtetësie sipas skemës së investimeve (‘pasaportat e arta’), konstatohet në raport.

Aty ngrihet më tej shqetësimi se skema të tilla, shtetësi kundrejt investimi, mund të nxisin migracionin e parregullt në BE, si edhe të minojnë masat për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Komisioni i paralajmëron këto vende se do të vijojë ta monitorojë praktikimin e “pasaportave të arta”. Nëse skema të tilla do të përdoren për të anashkaluar procedurën e vizave të BE ose për “pastrim parash”, apo të rezultojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë, Komisioni do të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave.

Raporti kritikon gjithashtu Shqipërinë edhe për sa i përket politikës së vizave. “Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar më tej politikën e saj të vizave me listën e vendeve të treta, për shtetasit e të cilëve BE kërkon vizë”, konstaton raporti.

“Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Shqipëria u largua më shumë nga rekomandimet.” Në raport kërkohet që në të ardhmen të mos ketë devijime të tjera nga lista e vendeve, për të cilat BE kërkon viza.

Kjo, sipas raportit, vlen më së shumti për ato vende të treta që kanë emigrim të parregullt ose që përbëjnë rreziqe sigurie.

Përpara vitit 2021, Shqipëria kishte pasur marrëveshje pa viza me Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Kinën, Guajanën, Kazakistanin, Kuvajtin dhe Turqinë dhe ndërkohë ka hequr kërkesat për viza sezonale (nga maji në shtator) për shtetasit e Bahreinit, Omanit, Katarit, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Tajlandës.

Në raport kritikohet edhe heqja e vizave sezonale për shtetas të huaj që janë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë syresh kanë përfunduar si refugjatë në BE, thuhet në raport. Burimi: SCAN