BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Kreu masakër me 3 të vrara dhe 3 të plagosura në Tiranë, Komisioni i Ligjeve kërkon informacione nga institucionet më të larta shtetërore për gjykimin dhe lirimin e kriminelit Dan Hutra

Kreu masakër me 3 të vrara dhe 3 të plagosura në

Masakra e 1 marsit në Paskuqan dhe Kamzë ka vënë në lëvizje institucionet shtetërore. Pasi Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nisi procedimin për gjyqtarët që liruan nga burgu vrasësin monstruoz Dan Hutra, dje Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u ka drejtuar kërkesë për informacione institucioneve më të madha të shtetit lidhur me veprimtarinë kriminale të 40-vjeçarit dhe për mënyrën se si policia dhe organet juridike kanë ndaluar, shoqëruar gjykuar Hutrën. Ky i fundit tronditi mbarë vendin pasi vrau 3 persona dhe plagosi 3 të tjerë. Pas 7 orësh arrati, ai u kap nga policia teksa fshihej në Kodrat e Sharrës. Hutra nuk shfaqi asnjë pendesë për masakrën e çmendur dhe rrëfeu planin makabër. 40-vjeçari rezultoi një person me skedë të frikshme kriminale, teksa ishte dënuar për vrasje, përdhunim, grabitje, kanosje, etj., gjatë 20 viteve të fundit. Brenda ditës, ai vrau ish-kunatën e tij Mevluta Hysën, ish-gruan Etleva Kurtin, të fejuarën e vëllait të ish-gruas së tij Hasime Daskun dhe plagosi të dashurën e tij Marjana Gurakuqin, ish-bashkëjetuesen Etleva Hysën dhe nënën e saj Kujtime Hysën. Ai kishte planifikuar të vriste babain e Elena Hysës, vëllain e Vladimir Kurtit, Marjana Gurakuqin dhe personin që i kishte siguruar armën vrasësit të të atit 23 vite më pare, Rrahman Sela. 3 prej tyre ai nuk mundi t’i gjente ditën e 1 marsit.

Nga ILD, 2 ministritë deri te 2 bashkitë, Bushka kërkon info për Dan Hutrën

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka iu është drejtuar me kërkesë zyrtare organeve të ILD, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Burgjeve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, bashkive Tiranë e Kamzë për të dhënë informacione të detajuara për të gjithë veprimtarinë kriminale të Dan Hutrës dhe mënyrës se si kanë organet juridike e ligjzbatuese. Konkretisht, ILD i kërkohet informacion mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të magjistratëve në prokurori e gjykata, ku janë shqyrtuar çështje ndaj autorit të krimeve. MB, MD, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Burgjeve u kërkohet informacion mbi zbatimin e ligjit nr. 62/2022 “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. KLGJ dhe MD u kërkohen informacion mbi zbatimin e detyrimeve për krijimin e bazës së të dhënave mbi vendimet gjyqësore për raste të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9669/2018 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar. Në fund, Bushka u kërkon bashkive të Tiranës dhe Kamzës informacion nëse ka referim në mekanizmat e koordinuar te referimit të rasteve të dhunës në familje sipas detyrimeve ligjore per autorin e krimeve në fjalë dhe masat e marra, nëse ka.

Hutra vrau gruan e tij në 2007, me skedë “skëterrë” kriminale  

Dan Hutra bën në kontigjentin kriminal më të frikshëm në vend. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, gjatë 20 viteve. Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim të gruas së tij Dafina Havalja, në vitin. Në 2021 u kap për vjedhje banesash në Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 u arrestua për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Ai u lirua 13 ditë para se të organizonte krimin. Gjyqtarët vendosën se ai kishte qëndruar në paraburg më shumë se sa dënimi. Ky vendim skandaloz për një person me rekorde të tmerrshme kriminale shkaktoi një tragjedi të madhe në 2 familje. Ndaj tij ka patur akuza se ka shërbyer si informatory në burg. Vladimir Kurti, vëllai i viktimës Etleva Kurti, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një pronari marketi dhe plagosjen e gruas së tij, akuzoi nga qelia Dan Hutrën se ka tentuar ta vrasë gjatë kohës që kanë qëndruar në burg.