BREAKING NEWS

Ja monopolet e oligarkut Klodian Allajbeu në shëndetësi, zbardhet skema e pistë, si u shit fiktivisht kompania e dializës tek ortaku i tij, kushëriri i afërt i Petrit Vasilit

Ja monopolet e oligarkut Klodian Allajbeu në shëndetësi, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, po përgatitet një paketë shtesë nga qeveria, do të ketë rritje edhe bonus, ja kush janë kategoritë që përfitojnë pagë më të lartë në administratë

Lajme shumë të mira për pensionistët, po përgatitet
x
BREAKING NEWS

Pabesia e Gazment Bardhit kundër Sali Berishës për të ndryshuar Reformën në Drejtësi sipas modelit amerikan, ja kushti i Rithemelimit për t’u bërë pjesë e komisionit të posaçëm anti-korrupsion

Pabesia e Gazment Bardhit kundër Sali Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Rrjedhja e informacionit nga SPAK për arrestimin e tij dhe bashkëshortes fusin në panik Ilir Metën, presidenti i PL kërcënon prokurorët specialë dhe GJKKO, ja dosjet që pritet t’i çojnë drejt qelisë

Rrjedhja e informacionit nga SPAK për arrestimin e tij dhe
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia flet hapur, nga sëmundjet që ka Ervin Salianji për të shpëtuar nga burgu, te arsyeja e fortë pse SPAK nuk po pret fletë-arrestet “VIP”, ja pse Rama duhet të pastrojë  kabinetin dhe këshilltarët rreth tij

Ilir Demalia flet hapur, nga sëmundjet që ka Ervin Salianji për
x
BREAKING NEWS

Si u vodhën armët në bazën ushtarake e Pashalimanit dhe autorët nuk u zbuluan kurrë, Artur Meçollari nxjerr detajet tronditëse, paralajmëron se dëshmia e tij mund të fundosë shumë ish-drejtues të lartë ushtarakë të Forcës Detare, ja të pathënat e dosje...

Si u vodhën armët në bazën ushtarake e Pashalimanit dhe
x
BREAKING NEWS

Britanikët dhe gjermanët nuk i garantojnë sigurinë, zbulohet arsyeja pse Edi Rama shtyhu takimet me shqiptarët në Angli e Gjermani që ishin parashikuar të mbaheshin më 2 dhe 16 qershor

Britanikët dhe gjermanët nuk i garantojnë sigurinë, zbulohet
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë duhet të dini për ndryshimin e pagave nga 1 korriku për administratën dhe lajmet e fundit për rritjen e pensioneve, nga indeksimi, deri te skema e re, ekspertja e njohur e ekonomisë jep detajet

Ja çfarë duhet të dini për ndryshimin e pagave nga 1
x

Aktualitet

Përplasjet e policisë me banorët në kampin MEK në Manzë, kush janë muxhahedinët dhe si u strehuan në Shqipëri

Përplasjet e policisë me banorët në kampin MEK në

Policia e shteti ka hasur rezistencë nga banorët brenda kamoit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, gjatë kontrollit pas urdhrit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar.

Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ndërsa burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste.

Anëtarë e MEK pretendojnë se ka mbetur i vdekur një muxhahedin, kurse disa të tjerë janë plagosur, por policia e mohon diçka të tillë.
Kjo e fundit, pritet të dalë në një reagim për shtyp pak më vonë në lidhje me kërkimet në këtë kamp si edhe përplasjen mes forcave të rendit dhe bluve.

Në Iran janë të shpallur si grup terrorist dhe të padëshiruar, ndërsa kanë mbështetjen e SHBA dhe të Perëndimit. Ishte viti 1965 kur u krijua ky grupim dhe që në fillimet e tyre e deri në vitin 70’ kanë qenë në opozitë me ish liderin e Iranit Mohammad Reza Shah. Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, dhe u shpall si “terroriste” nga Ajetullahu Ruhollah Homeini. Kjo bëri që të detyrohen të largohen nga vendi i tyre, ku një pjesë emigruan në Perëndim dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”.

Në Irak ata u përfshinë në organizimin e aksioneve terroriste dhe destabilizuese kundër regjimit iranian, të mbështetur nga diktatori Husein. Për këtë arsye ata u caktuan si organizatë terroriste nga shumë vende perëndimore përfshi edhe SHBA-të. Pas konfliktit të SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein, muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s. Për këtë arsye ata u morën në mbrojtje nga ushtria amerikane.

Si u strehuan në Shqipëri muxhahedinët?

Muxhahedinët u morën nën mbrojtjen e SHBA-ve pas ndërhyrjes së tyre të armatosur në Irak në vitin 2003 dhe mbështetjes që ata u dhanë operacioneve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër terrorizmit

Pasi ushtria e SHBA-ve mori në kontroll gjithë territorin, ky grupim filloi zhvendosjen nga kampi i krijuar në Irak. Në vitin 2013, qeveria shqiptare ra dakord me sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik. Rotacioni i pushtetit nga qeveria e PD-së tek PS nuk e ndryshoi marrëveshjen e arritur më 2013 për pranimin e muxhahedinëve në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Këtë hap të tij, në reagimet publike, Rama e konsideroi si një vendim humanitar dhe jo politik.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës mendohet se është 3500.
Si qeveria e PD, ashtu edhe ajo e PS, kanë ofruar shumë pak informacion në lidhje me marrëveshjen me SHBA dhe numrin e saktë të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë.