BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Biseda me plakun “demokrat” të Baldushkut, ditën e protestës

Biseda me plakun “demokrat” të Baldushkut, ditën e

E takova plakun nga Baldushku atë ditë që Saliu po zhvillonte protestën para parlamentit. Ishin pak njerëz dhe e dallova lehtë  tek herëpashere ngrinte dy gishtat lart, siç bënte Saliu. Kishte veshur një palë pantallona doku të zbyrdhylta dhe xhaketë  shajaku, ndërsa këpucët i kishte ende me baltën e Baldushkut. Deshi të më fshihet, por e kapa për krahu dhe e ftova për kafe. I kisha qenë  disa herë  në shtëpi, por  nuk kishte dhenë shenjë se ishte me PD.

-Ç’do këtu – e pyeta, çfarë kërkon?

-Po ja- më tha, erdha se është shkelur demokracia,  na mori në qafë ky Edi Rama. Kudo vjedje,varfëri, papunësi. Biles  ai na ka marrë edhe  vulën tonë .

-Ti beson vërtet se do ta vendosë Sali Berisha demokracinë?- vazhdova bisedën. A nuk kanë qenë këtu të gjithë, Berisha i pari e të tjerët me radhë, Fatosi, Iliri, Rama dhe a nuk është përgjegjësia e të treve  për gjendjen shqetësuese të vendit. Ti ke marrë rrugën nga Baldushku, për të ardhur këtu për Berishën dhe nuk e di nëse  ke patur lekë për të paguar rrugën. Jo tha ai, eca ca në këmbë pastaj në rrugën automobilistike na priste makina dhe lekët i kishim të paguar. Edhe ndonjë gjë për të ngrënë këtu na japin.- Mirë ti mendo se Berisha është si ti i varfër. Krahasoje veten,pasurinë familjare  me atë të  Berishës dhe pastaj më bind mua. -Të gjithë njëlloj janë më tha. Nëse janë kështu, hajde ta ndryshojmë këtë klasë politike por me votë jo me revolucionin e Berishës. Po si i ke  harruar  ti bëmat e Berishës. Kush e dogji dy herë vendin? Si beson se do të sjellë demokraci Berisha, kur ai u rizgjodh president në kushtet e shtet rrethimit,. A nuk nisi luftë duke hedhur Veriun kundër Jugut? Ti më the se je që nga  92, me PD. Po të kujtohet me cilët shokë e nisi demokracinë Berisha dhe a ka mbetur ndonjë më nga ata. Më thuaj qoftë edhe një nga Baldushku. Ka  papunësi –më the , por nga erdhi ajo? A i kishim ne fabrikat, uzinat, minierat,puset e naftës, hekurudhat, në të cilat ishte e punësuar gjithë mosha e aftë për punë. Kush i prishi, kush i vodhi, kush e degradoi vendin në këtë farë derexheje.

- Për atë punë ke të drejtë- ma ktheu, Enver Hoxha ishte njëqind herë më i mirë, u gjente punë të gjithëve.

 Po ja këtu qëndron e keqja- i thashë, në vend që të përpiqemi të ecim përpara, ju kërkoni të na ktheni prapa  tek një i mbaruar si  Berisha. Pastaj ti beson vërtet  se do të marrë pushtet Berisha? Asnjëherë.

- Edhe po, edhe jo më tha. Nuk e duan të huajt, por ama ka popullin me vete.

- Cilin popull- e pyeta. Këtë quan popull ti, këtë grusht njerëzish që janë mbledhur sot.

 Jo- ishin më shumë më tha, por janë shpërndarë nëpër kafene . Ja ata të tre atje, janë të protestës.

 -Po a kanë ardhur për protestë, apo për të pirë kafe në Tiranë, meqë e kanë të paguar. Pasi heshti vazhdoi: Po ja, tani  doli edhe kjo vjedhja tjetër e Ramës, me atë amerikanin në ndihmë të rusve.

- Cila vjedhje? Kush është ai amerikani që paska vjedhur me Ramën e ua paska dhënë rusëve? Ai heshtte. As nuk e dinte se kush ishte McGonigal dhe as kush ishin financimet ruse. Po me Metën a je dakord ti?

- Kurrë.

- Po ç’do Meta aty mes Jush? Vërtet  ti mendon se  Berisha ish komunist, është më demokrat  se Rama, Basha e Alibeaj?  A nuk janë rreshtuar krah Berishës Jozefina, Murrizi,Shehu, Pollo, Hajdari,  të cilët e copëtuan PD duke krijuar partiçkat e tyre dhe kur nuk u doli gjë u rikthyen përsëri nën sqetullat e Berishës? Ti më the se  ke marrë pjesë në  mjaft  foltore të Berishës.  A ishte me ju dhe një grua me emrin Kokalari, ku është tani ajo? A ke dëgjuar si deklaroi ajo kohët e fundit:“ mund t’ju them me bindje se për sa kohë Berisha është në krye, ajo është një parti e vdekur. Sepse ai i ka sjellë vdekje dhe shkatërrim  Shqipërisë. Biles e porosit prerë: boll u talle me demokratët!” Edhe me ty nëse je demokrat. Iku si i hutuar. Nuk e di a vajti më në protestë. Unë dëgjoja zërin e Prof. Spahos që në një ekran të ngritur aty bri selisë së Të përndjekurve politikë, gërhiste, si “profesor:” Edi, nuk do të bësh kakërdhi në Kongresin  Amerikan, si këtu në parlament. Lere ç’thotë Yuri Kim , ti do të pirdhesh nga posti dhe do të përfundosh në ndonjë burg amerikan”.