BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Bejko: Berisha do përsërisë ‘6 marsin’, po mban Ramën në pushtet, bllokimi i foltores së Parlamentit skenar për të ndihmuar kryeministrin

Bejko: Berisha do përsërisë ‘6 marsin’, po mban

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko beson se PD do të dalë me kandidatë të ndarë në zgjedhjet lokale të 14 majit, njësoj si në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022 në 6 bashki, ku votat e PD u ndanë në dy fraksione. Në studion e “Tirana Live”, Bejko akuzoi kreun e “Foltores”, ish-kryeministrin Sali Berisha se nuk do të mbështesë daljen me kandidatë të përbashkët për 61 bashki nga opozita, pasi i intereson vetëm të jetë lider i opozitës dhe jo të vijë në pushtet. Bejko shtoi se Rama është akoma më i avantazhuar për të fituar zgjedhjet e ardhshme nga perceptimi negativ i shoqërisë ndaj liderëve të opozitës Sali Berisha-Ilir Meta. “Ka mundësi që të përsëritet edhe 6 marsi. Berisha ka qenë kundër daljes me një kandidat, pasi atij nuk i intereson fitorja. Atij i duhet të fitojë opozitën. Edhe pse Rama ka 9 vite në pushtet sipas sondazheve, ai është më pak i kundërshtueshëm se Berisha dhe Meta, kështu fitorja është e pamundur”, u shpreh fillimisht Roland Bejko. Për bllokimin e Kuvendit nga Berisha dhe deputetët e tij ditën e enjte, Bejko e konsideroi si bashkëpunim mes kreut të “Foltores” dhe kryeministrit Edi Rama për të penguar deputetët e Enkelejd Alibeajt për ta sulmuar ish-kryeministrin se po bllokonte debatin ndaj Ramës lidhur me skandalin “McGonigal”. Bejko beson se Berisha po ndihmon rivalin e tij Rama për të qëndruar akoma më shumë në pushtet. “Berisha kishte hyrë në grupin e Alibeajt. Siç e thamë Berisha nuk i takon të hyjë në këtë skenar të Edi Ramës. Berisha ndërhyri me skenarin e Ramës dhe largoi nga politika Lulzim Bashën, duke e ndarë PD në katër pjesë. PD tanimë nuk mund të konsiderohet parti pushteti. Berisha ndihmon Ramën të jetë në pushtet. Ai bllokoi foltoren për të penguar deputetët e Alibeajt, pasi ata do ta sulmonin Berishën pse pranoi skenarin e Ramës”, përfundoi anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko.

Më të lexuarat