BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Aktualitet

“Bëjnë sekserin dhe përfitojnë tenderë”/ Gazetari i njohur zbardh prapaskenat e bujshme të SPAK: Ka nisur hetimet për oligarkë mediatikë që…

“Bëjnë sekserin dhe përfitojnë tenderë”/

Gazetari investigativ, Adriatik Doçi, i ftuar në një program televiziv tha se tensioni në parlament është reflektim dhe shqetësim i dosjeve në Prokurorinë e Posaçme.

Ai tha se SPAK ka nisur hetimet për disa oligarkë mediatikë që janë të lidhur ngushtë me interesa politike dhe po ndërtojnë resorte në jugun e Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ndjekur një lloj strategjie, sipas gazetarit, i cili theksoi se vitet e para ka goditur grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë, më pas hapi dosjet e politikanëve dhe dosjet e treta që po hapen janë të disa oligarkëve mediatikë.

Moderatorja: A ka pasur sekuestrime ekonomike, a ka pasur SPAK-u…dosjet e tij a shkojnë përtej politikës? Në asete ekonomike përtej politikës?

Doçi: Unë besoj që trazimi dhe tymi në parlament është reflektim i dosjeve të nxehta që janë sot në duart e SPAK-ut. SPAK-u ka ndjekur një lloj trendi, stragjie, duke ndjekur strategjinë rumune, fillimisht kanë goditur dy vitet e para grupet kriminale në të gjithë Shqipërinë, kemi pasur dhe sekuestrime pasurie miliona euro, po dal aty tek kthimi i aseteve, pavarësisht se nuk janë asete korrupsioni, të trafikut të drogës apo veprave të tjera. Pas goditjeve të grupeve kriminale, SPAK-u hapi dosjet e politikanëve dhe kupolës politike, asnjëherë në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur politikanë, funskionarë dhe ish-funksionarë më shumë se sa sot nën hetim, ish-ministra, gjysma e kabinetit qeveritar, ish-kryeministra, presidenti. Unë e shikoj trazimin në parlament reflektim dhe shqetësim të dosjeve në SPAK. Komisionet hetimore kanë qenë aty, ka pasur pafundësisht komisione hetimore, mund të theksoj se është ngritur komision hetimor edhe për një tërheqje veshi.

Moderatorja: Kush janë dosjet që nuk dihen dhe keni info dhe nuk ka ende publiku i gjerë?

Doçi: Po ndiqet një rend, është goditur krimi i organizuar, po goditet korrupsioni i kupolës politike, dosjet e treta që po hapen janë të disa oligarkëve mediatikë, pra disa bosëve të mediave që janë të lidhura ngushtë me interesa politike dhe po ndërtojnë resorte në jugun e Shqipërisë, po marrin tendera, kontrollojnë një kartelë kompanish, po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash. Pas politikës, po goditen të ashtuquajturit oligarkë mediatikë dhe jo mediatikë të lidhur ngushtë me politikanë, me ish-ministra, disa nga këta kanë dalë edhe tek dosja e një ish-ministri, siç ishte ish-ministri Arben Ahmetaj, emra biznesmenësh, oligarkë të lidhur ngushtësisht me median dhe median kombëtare.

Moderatorja: Po hetohen?

Doçi: Po hetohen nga SPAK-u, pas hapjes së dosjeve kryesore për hetimin e ish-ministrave, pra dhe dosjeve të korrupsionit, po kalon SPAK-u në një fazë të tretë që janë biznesmenë të ndryshëm. Bëhet fjalë për disa biznesmenë që kontrollojnë mediat kombëtare në Shëqipëri, që kanë shtrirë aktivitetin e tyre në ndërtim, në institucione të caktuara, që kontrollojnë kompani dhe që bëjnë sekserin për të marrë tendera, koncesione, prona publike, leje ndërtimi me kulla.