BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Politike

“Rama u bën rreshtore atyre në PS”, shpërthen deputeti Alizoti: Arben Ahmetaj u kërcënua me jetë, apel SPAK-ut të hetojë kryeministrin

“Rama u bën rreshtore atyre në PS”, shpërthen

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në një program televiziv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputeti demokrat Tomor Alizoti  ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Alizoti u shpreh se kryeministri Rama është një autokrat që “u bën rreshtore” atyre në parti, duke e krahasuar Partinë Socialiste me një repart ushtarak.

Ai shtoi se deklaratat e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj ku shprehet se është kërcënuar nga Rama janë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet kundrejt kreut të qeverisë.

Sa i përket zhvillimeve në kampin blu, ai tha se solidarizimi i Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë pranë tij me protestën dhe tubimin pranë banesës së Sali Berishës është një veprim që tregon se grupi parlamentar është i bashkuar

“Aty është një autokrat, thënë shqip, që i vendos në rresht, u bën rreshtore atyre në parti. E ka bërë atë parti repart ushtarak. Parlamenti nuk është pronë e Ramës, nuk i dikton ai rregullat. Nuk jemi në një paradë mode kush sillet më mirë e kush sillet më keq. Kemi një regjim që kontrollon gjithçka.

Për herë të parë në 100 vjet shtet ka dalë ish-zv. kryeministri që ka deklaruar se kryeministri në detyrë ka dashur ta eliminojë fizikisht. Edhe mund të jetë deklaratë politike, por e thënë nga një njeri shumë i afërt i kryeministrit, duhet që SPAK të fillojë një hetim pasi u vërtetua që Shqipëria është një vend mafioz.

Numri dy tha se kryeministri shqiptar po kërcënonte jetën e tij dhe familjes së tij. Ku është sistemi i drejtësisë? Ky është mafiozi i parë. Nuk ka skandal më të madh se kaq. Çfarë duhet të thotë më shumë një njeri që drejtoi gjithë paratë për Covid-in dhe tërmetin, kur thotë se u arratis se i cenohej jeta.

Mendoj se Bardhi dhe të tjerët bënë gjënë më të mirë, sepse Berisha është ndër themeluesit kryesorë të pluralizmit në Shqipëri. Është një solidarizim për padrejtësinë që po i bëhet. Grupi parlamentar ka treguar se ka një pozicion të përbashkët dhe është shumë mirë që ndodhi. Nuk e zhbën dot historinë e Berishës me PD-në. Opozita tani duhet të zhvillojë ide dhe zemërimin shoqëror ta ngrejë te qytetarët.

Berisha nuk është kundër SHBA. Amerika është shumë e madhe, përplasja me konservatorët dhe republikanët është tejet e polarizuar. Berisha është themelues i PD, unë nuk e zhbëj dot këtë dhe mbështetjen e demokratëve ndaj tij. Kongresmenët që kam takuar janë surprizuar, Amerika është shumë e madhe për të thënë që SHBA e ka shpallur Berishën non-grata. PD është parti biologjikisht pro-perëndimore”, u shpreh Alizoti.

 

Më të lexuarat