BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

intervista-sport

Agron Haxhihyseni: Lulzim Basha më hoqi nga puna pse kisha mik Edi Ramën

Agron Haxhihyseni: Lulzim Basha më hoqi nga puna pse kisha mik Edi

Shtanga shqiptare ka nxjerrë sportistë cilësorë ndër vite, duke qenë elitë e të gjitha disiplinave sportive sa u përket rezultateve ndërkombëtare dhe numrit të medaljeve për vendin tonë. Natyrisht që breza të ndryshëm kanë kontribut në këtë sukses. Një nga emrat e njohur të viteve 80-90-të, Agron Haxhihyseni, ka rekordet e tij të përjetshme në peshëngritje, pasi pesha trupore 52 kg nuk ekziston më. Ai ka një mori çmimesh, përfshi dhe Mjeshtër Sporti i Europës, fituar që në vitin 1990. Por meritat në sport nuk i kanë vlejtur në karrierën e mëpasme, pasi përjetoi momente të vështira si pasojë e lënies pa punë, një fenomen i keq në vendin tonë ku politika ndërhyn  në sport duke e degraduar atë. Gjithsesi, nisur  nga kontributi që ka, por edhe sensi novator në sport që e karakterizon, mundësoi afrimin e tij ne Federata e Peshëngritjes, ku po jep një kontribut cilësor. Jo vetëm kaq, por Agron Haxhihyseni po shkruan një libër mbi historinë e shtangës shqiptare, që do të jetë padyshim një libër me vlera për disiplinën e shtangës, brezat e ndryshëm që janë marrë me këtë sport etj. Haxhihyseni nuk mund t’u largohet “dallgëve” me të cilat u përplas në jetë, teksa kujton se kryebashkiaku i tanishëm i Tiranës Lulzim Basha e hoqi nga puna nga klubi i Tiranës vetëm se kishte mik Edi Ramën. Në këndvështrimin e tij, qeveria e tanishme nuk ka bërë asgjë për sportin. Haxhihyseni flet dhe për arritjet e peshëngritjes tonë në kampionatin europian që u zhvillua në prill në vendin tonë dhe ambiciet e ekipit tonë kombëtar në Lojërat Mesdhetare të Mersinit.

Kush është Agron Haxhihyseni?
Datëlindja:     27. 04. 1959
Vendlindja:    Tirana, Shqipëri
Arsimi:    1990 –Institutin e Lartë të Kulturës Fizike dhe Sporteve, “Vojo Kushi”, Tiranë.
Eksperienca Sportive
1976 – 1991 = Sportist pranë K.S. “Dinamo”. Kampion dhe rekordmen i vendit gjatë harkut      kohor 1976-1991.
1976-1991= 50 rekorde kombëtare.
1980-1991 = 6 herë fitues i medaljeve të arta në takimet miqësore ndërkombëtare.
1980, 1982, 1983 = Fitues i anketës tradicionale “10 Sportistët më të mirë të
vendit”.
1980- 1987 =  12 herë fitues i medalje të argjenda dhe të bronzta në
Kampionatet Ballkanike (BUL-1980), (GRE-1983), (ALB-1987).
1987-1999 =Fitues i 3 medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të Reims
(FRA-1987) dhe Athinës (GRE-1989).
1990 = Fitues i titullit të lartë “Mjeshtër Sporti i Europës”.
Fitues i titullit “Mjeshtër i Merituar i Sportit.
1987 = Fitues i Titullit të lartë “Naim Frashëri”Kl.I-rë.
1992-1994 = Trajner në Klubin Sportiv “Dinamo” , Ekipi i drejtuar prej meje u klasifikua i I-rë dhe Trajner i pare i ekipit të femrave peshëngritëse. Ekipi i femrave në Kupën Tafallo, 1993, u nderuan me medalje Argjendi dhe Bronzi.
Propozuar nga FSHP  “Mjeshtër i Madh i Punës”

Keni pasur probleme më parë me federatën e peshëngritjes, ndërsa tani ndiheni pjesë e saj, duke dhënë kontributin tuaj. Si i keni përjetuar këto zhvillime?
Më së fundi, në historinë e shtangës shqiptare, ajo (federata) largohet pas një lufte të paepur kundrejt personave që akuzoheshin. Unë jam këtu në rolin e asistentit të sekretarit të përgjithshëm të federatës së shtangës, zotit Muharrem Berisha. Duke i përgëzuar si presidentin Elez Gjoza dhe sekretarin Berisha, kampionë ndër vite të peshëngritjes, mund të them se është ndërtuar një staf i ri, me funksionimin e Komitetit Drejtues dhe të komisioneve teknike e shkencore, teksa është krijuar dhe faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ku tashmë të gjithë të interesuarit, më së pari ju gazetarët, mund të jeni informacionet më të fundit rreth zhvillimeve në peshëngritjen tonë.

Çfarë e preokupon më shumë sot për sot shtangën shqiptare. Çfarë i duhet asaj që të bëjë një hap të madh përpara?
Peshëngritjes i duhet të jetë më afër shkencës mjekësore si dhe të evitojë përdorimin e dopingut e të njihet me të rejat anti dopingut.

Pas zhvillimit të kampionatit europian të peshëngritjes që u zhvillua këtu në Tiranë, duket e infrastruktura është përmirësuar mjaft. Cili është mendimi juaj për infrastrukturën sportive të shtangës në vendin tonë?
Pas këtij aktiviteti madhor që ne organizuam këtë vit në Shqipëri, mund të them se të gjitha klubet janë të pajisura me bazën e nevojshme materiale dhe progresi ka qenë i kënaqshëm. Ka boshte, pedana etj për të gjitha klubet, kjo është shumë pozitive pasi më parë sportistët tanë kanë vuajtur në këtë drejtim. Praktikisht nuk ka asnjë klub pa bazë materiale.

Çfarë ndryshoi Kampionati Europian i Peshëngritjes për shtangën tonë në tërësi?
Europiani i zhvilluar në Shqipëri rriti imazhin e vendit. Në fillim dy vende të mëdha refuzuan, por ishte këmbëngulja e presidentit Gjoza, që bëri të tejkalohen vështirësitë. Presidenti i federatës ndër kombëtare , Tomas Ajan, e vlerësoi në shkallën maksimale Europianin e organizuar nga ne.

Ekipi kombëtar shënoi ato rezultate që ne njohim tashmë. Pati nga ata që e quajtën një rezultat shumë të mirë, e të tjerë që mbetën të pakënaqur. Nëse do të analizoje në tërësi performancën, çfarë do të thoshe nga ana teknike? Pra çfarë i mungoi teknikisht ekipit tonë kombëtar?
Mund të thuhen shumë gjëra, por është një vlerësim relativ. Unë gjykoj se trajnerët duhet të ishin më të kujdesshëm në provat e para, sidomos te Briken Çalja dhe Romela Begaj.
Ekipi ynë zuri një vend të pranueshëm, por.....
Zumë vendin e katërt dhe nuk është pak. Natyrisht objekttivi ynë ishte për vendin e tretë, gjë që e kemi arritur në vitin 1990, por në tërësinë e tij ekipi bindi dhe ishte nga më të suksesshmit në historinë e shtangës tonë. Emra të tillë si Godelli, Çelja, Begaj etj, janë mjaft cilësorë. Daniel Godelli mori medalje ari, gjë që s’kishte ndodhur më parë.
Më falni, ishte medalje në një stil, jo në dygarësh...
Sidoqoftë, ishte medalje ari dhe nuk kishte ndodhur më parë në kategorinë e të rriturve. Kjo mua më gëzon dhe duhet të na gëzojë të gjithëve.

Ekipi kombëtar do të jetë dhe në Lojërat Mesdhetare. Çfarë parashikoni? Ose më saktë, çfarë objektivash keni?
Kemi bindjen tonë se do të fitojmë medalje.

E ku bazoheni?
Nga kontrollet që kemi bërë në palestrat sport iv dhe në provat e sportistëve kemi konstatuar se kemi rezultate interesante. Po bëhet një përgatitje shkencore dhe frytdhënëse.

Në KOKSH keni bërë kërkesë për ndryshimin e listës. Si qëndron e vërteta?
Na ëhstë krijuar një kontradiktë me KOKSH-in. Ne kemi ndryshuar listën pr shkaqe teknike. Pas dedline dhe korrespondencën që patëm me organizatorët në Turqi, ata na e aprovuan listën e ndryshuar. Por KOKSH-i s’na e miratoi. Ne si federatë do të mbledhim kryesinë për ta diskutuar.

Të flasim për peshëngritësit. Dua t’ju bëj një pyetje konkrete. Në këndvështrimin tuaj, kush është shtangisti më i mirë shqiptar i kohërave?
Kjo është një pyetje e vështirë për këdo sportist që është marrë me shtangë. Është vështirë të përgjigjem dhe për faktin se ka sportistë të kohëve të ndryshme, të peshave të ndryshme dhe të mentaliteteve të ndryshme. Unë prirem të besoj dhe është fakt që peshëngritësit e brezit tim kanë shënuar rezultate që nuk janë thyer ende. Për mendimin tim secili ka madhështinë e vet. Do të veçoja Y. Pampurin, E. Gjozën, M. Berishën, A. Haxhihysenin, I. Sulin, e më pas Qerimaj, Godelli, Begaj.  

Në karrierën tënde, cili ka qenë aktiviteti më emocionues?
Zhvillova garën e fundit në vitin 1990 dhe garova në baterinë trupore 52 kg. Sot kjo peshë  trupore nuk ekziston më në gara. Bateritë nisin me peshën 56 kg. Atëherë ngrita 130 kg dhe mora titullin “Mjeshtër Sporti i Europës”. Ishim në Alborg dhe pavarësisht se nuk mora medalje atë ditë, u ndesha dhëmb pë rdhëmbë me kampionë të Europës e të Botës. 130 kg mbeti një rekord i përjetshëm, pasi pesha trupore nuk ekziston më, kështu që rezultati mbeti.

Ju jeni i lidhur me sportin. Si e shihni mbështetjen që i është dhënë sportit këto vite?
Unë po jap një vlerësim në pikëpamjen time personale. Nuk dua të bëj politikë, por qeveria e sotme është diskriminuese ndaj sportit. E përsëris, flas nga një pikëpamje personale. Them diskriminim dhe e lidh me papunësinë. Kam pasur një CV të lakmueshme, por më lanë pa punë. Si mua dhe shumë të tjerë. Kryebashkiaku i Tirans, Lulzim Basha, më hoqi nga puna kur isha te klubi i Tiranës si trajner i forcës, poir edhe si përkthyes. Si i papunë i bëra fjalimin në anglisht Lulzim Bashës. Ky më përjashtoi se kisha mik Edi Ramën. Ka mbajtur figurat e sportit jashtë sportit dhe kjo është e dhimbshme.

Kë sheh si peshëngritës pasues. Në kuptimin që ju ngjan në cilësitë teknike?
Më pëlqen shumë shtangisti Daniel Godelli. Është këmbëngulës dhe cilësor. Sinqerisht e shoh më afër vetes.

Kemi dëgjuar që po përgatisni dhe një libër për shtangën tonë. Na thuaj dy fjalë më shumë?
Libri ka mbaruar dhe pritet të kalojë në shtypshkronjë. Trajton historikun e shtangës shqiptare, duke filluar nga Muja e Halili, te kampionati europian i të rriturve që zhvilluam në prill në Tiranë. Libri do të dalë së shpejti nëpër librari. Ky libër, përveç statistikave, ka dhe anën emocionale, ndjenjat e sportistëve etj. Nga ky libër do të mësojmë se shtangistët nuk janë njerëz trupeshk, siç mundohen t’i paraqesin disa, por njerëz me botë të madhe shpirtërore.

Ke ndonjë hobi të veçantë jashtë sportit?
Ju në veçanti e dini që unë lexoj shumë libra dhe në literaturë të huaj. Më pëlqen shumë të lexoj Leon Tolstoj, Gabriel Garcia Markez, Pushkinin, Bukovskij etj. Më pëlqejnë dhe motorët. Kam një motor epoke të vitit 1960, “moskvic”, 50cc.

Ke ndonjë idhull?
Po, kam. Janë Al Paçino dhe Maks Biaxhi.

Dëshiron të shtosh diçka në lidhje me peshëngritjen?
Dua të them se kjo infrastrukturë, ky staf etj, do të ndikojnë që shtanga të ecë përpara. Jam shumë i bindur se do të kemi sukses.

Por mos harrojmë se peshëngritja ka pak sportistë, apo jo?
Nuk është e thënë dhe nuk është një tregues i frikshëm, pasi në shtangë ne kemi sportistë elitarë që krahasohen me më të mirët e Europës. Janë pak, por janë cilësorë. Intervistoi: Adriatik BALLA