BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

intervista-sport

Andrea Marko: Dinamos iu bë padrejtësi, t’i kthehet kompleksi

Andrea Marko: Dinamos iu bë padrejtësi, t’i kthehet kompleksi

Dinamo është ndër klubet më të fuqishme në futbollin e vendit tonë dhe për dekada me radhë ka qenë ndoshta pararojë e futbollit taktik në Shqipëri, aq sa jo rastësisht ka marrë dhe nofkën e “shkollës së futbollit” në Shqipëri. Përtej qëndrimeve emocionale, klubi sot ndodhet në situatë të vështirë për shkak të një vendimi të pamenduar mirë, për të mos thënë djallëzor, që kompleksi i njohur dinamovit, nga më të mëdhenjtë e funksionalët n ë Ballkan gjatë kohës së ndërtimit, të kalonte nga Ministria e Brendshme në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, një vend që u pasua me largimin e skuadrës së futbollit të Dinamos nga kompleksi i saj historik dhe degradimi i ekipit në të gjithë parametrat e tij, aq sa sot ekipi blu dergjet në kategoritë inferiore si një skuadër e zakonshme, duke i mbetur vetëm lavdia e dikurshme. Por në kulmin e debateve që pritet të përfshijnë sportin në tërësi, duket e janë vetë dinamovitët që kërkojnë të shpëtojnë skuadrën. Ata kërkojnë nga shteti që të kthehet mbrapsht vendimi i mëparshëm i qeverisë dhe Dinamo të kthehet në kompleksin e saj, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme (MB), si dhe të funksionojë si një klub normal me impiantin dhe terrenet e saj. Natyrisht që individë të ndryshëm kanë dhe pikëpamje të ndryshme për funksionimin e mëtejshëm të skuadrës, ku një pjesë i mëshojnë faktit që Dinamo të mbetet në pronësi të MB-së, e një pjesë tjetër kërkojnë të privatizohet për t’iu hapur rruga formimit të një klubi modern. Por të gjithë bien në një mendje që kompleksi i Dinamos të mbetet sportiv e të mos ndryshojë destinacion përdorimi. Në vazhdën e qëndrimeve për këtë problem, “SOT” sjell këtë fundjavë në intervistë ish-futbollistin e spikatur dinamovit dhe të Kombëtares, Andrea Marko në vitet 1975-1986, i cili shfaq pikëpamjet e tij për organizimin dhe funksionimin e Dinamos. Por Marko thotë që në fillim se Dinamos i është bërë padrejtësi dhe veprimi më i parë që duhet kryer është kthimi i saj në “shtëpinë” e vet.

Ju jeni në dijeni tashmë për ato që ka kaluar Dinamo këto vitet e fundit. Ka shumë ish-dinamovitë, të cilët të grupuar në shoqatën e futbollit “Dinamo”, ku në mos gabohem dhe ju jeni anëtar kryesie, kërkojnë kthimin e Dinamos në gjendjen e mëparshme. Si mund t’i përkufizoni ju këto zhvillime dhe çfarë propozoni për rastin?
Normalisht që çdo gjë duhet të jetë në varësi të Dinamos. Kjo edhe për faktin se interesat e futbollit të Dinamos lidhen dhe me ekipin kombëtar. Ju doni të më flisni për kompleksin “Dinamo” e unë mund të them se Dinamos i është bërë një kompleks padrejtësish. Siç edhe ju e dini, vite më parë i ndryshuan dhe emrin (e quajtën Olimpik), por janë bërë shumë gjëra të këqija në kurriz të Dinamos. Tani, është nxjerrë një VKM (Vendim i Këshillit të Ministrave), që ambienti i Dinamos të kalonte nga Ministria e Brendshme (MB) në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë e Sporteve (MTKRS). Në atë periudhë kur ndodhi kjo Dinamo kishte probleme me shumësportëshin. Por asetet s’mund t’ia marrësh. Dinamo ishte në fushën e saj, pra në shtëpinë e saj. Çfarë duhet të ndodhë? Natyrisht që Dinamo duhet të riorganizohet e të kthehet në klub modern. Kuptohet që jam pro shoqatës së futbollit të Dinamos, madje unë jam dhe për privatvizimin e saj. Çështja është e koklavitur, por ajo (Dinamo) duhet të jetë pronë vetëm e Ministrisë së Brendshme dhe e askujt tjetër.

Këtu nuk është fjala për Dinamon si skuadër, pasi stema përshembull është ende në pronësi të MB-së, çështja është te terrenet e klubit...
Pikërisht për këtë po flas, pra këto terrene duhet t’i kthehen Dinamos. Më pas, çfarë do të ndodhë me klubin është diçka tjetër. Le të dalë dhe në ankand apo të gjendet një formë funksionale për të.

Po shpreheni se është më mirë që të privatizohet?
Duhet të dalë në treg, qoftë si koncesion apo diçka tjetër, se kështu është e pamundur të mbrohet. Natyrisht, duke u privatizuar ajo mund të shpëtojë. Një privat e ruan më mirë dhe ndryshimi është për mirë. Pastaj varet si e menaxhon.

Nuk frikësoheni se terrenet në dorën e privatit mund të përfundojnë në pallate, apo të ndryshojë përdorimi i kompleksit, pra të shuhet sporti fare?
Jo, duhet një klauzolë në këto raste, në mënyrë që terrenet të ruhen. Çdo ndryshim tjetër mund të konsiderohet i dyshimtë. Por shteti ka rregulla në këto gjëra. Çdo gjë, çdo veprim duhet të kontrollohet nga shteti.

Se di sa jeni në dijeni për projektet e fundit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që ka kërkuar nga qeveria që kompleksi në fjalë të shndërrohet në një qendër olimpike. Madje këtë e kërkon me këmbëngulje presidenti i KOKSH-it zoti Bezhani. Ju çfarë mendimi keni për këtë?
Ah jo, s’më duket aspak e drejtë. Pse dhuratë e do KOKSH-i kompleksin “Dinamo”? Çfarë u bë këtu? Kompleksi duhet të funksionojë, por të jetë i Dinamos. KOKSH është institucion që duhet të gjejë rrugë tjetër zgjidhjeje. Këtu flitet për një padrejtësi të madhe që i është bërë Dinamos dhe, nëse lihet në varësi të KOKSH-it, nuk është zgjidhur çështja dhe Dinamos sërish i bëhet padrejtësi. Ç’punë ka Bezhani te kompleksi Dinamo? Le të insistojë për ndërtimin e një qendre olimpike diku gjetkë. Nuk mund t’i gjejë gjërat gati si dhuratë.

Këtu nuk është problemi vetëm i kompleksit Dinamo, të kuptohemi, se problematika qëndron në tërësi. Partizani kishte gjithashtu probleme të mprehta, Tiranën, po ta shohësh, është në vështirësi në këtë drejtim. Si mund ta artikuloni situatën?
Shiko! Unë mund të flas për futbollin jo për gjë tjetër. Të themi të vërtetën Tirana ishte e mbushur me fusha futbolli. Nga njëri skaj në tjetrin. Gjithkund kishte fusha, por një pjesë e madhe sot nuk ekzistojnë. Diku prishën shumë punë e diku jo. Problemi i pronarëve është diçka tjetër dhe natyrisht meriton vëmendje. Këtu duhet ndërhyrja e shtetit, pasi shteti mund të kompensojë apo të gjejë rrugë të tjera zgjidhjeje. Për një gjë të jemi të sigurt: Përveçse shtetit asnjë tjetër nuk i zgjidh këto probleme dhe nëse shteti nuk vë dorë problematika vazhdon.

Na duhet mendimi juaj dhe për stadiumin “Qemal Stafa”, se jemi brenda tematikës së ambienteve. Ka një projekt për ndërtimin e një stadiumi të ri, por ka dhe kundërshti, pasi shumë syresh janë ngritur kundër shembjes së impiantit kombëtar të futbollit. Ju vetë, jeni pro apo kundër shembjes së tij?
Ne flasim për një shtet të varfër dhe sa kohë jemi të tillë nuk mund të ndërmarrim nisma që nuk realizohen. Pikërisht për këtë arsye jam për restaurimin e “Qemal Stafës”. Kuptohet, nëse ata (FSHF) gjejnë investitorë, atëherë mund të blihet toka dhe të ndërtohet një stadium i ri sipas projekteve që kanë. “Qemal Stafa” ka nevojë për ndërhyrje, por unë nuk jam për prishjen e tij. Jam dhe për këtë tjetrën, sigurisht, që Shqipërisë i duhet një stadium i mirë, por siç thashë mund të gjenden investitorët e të bëhet gjetkë.

Dinamo e katandisur në Kategorinë e Parë nuk duket të ketë shumë shpresë. Ju si e shihni?
Jo, ajo sapo fitoi 3-0 në kampionat.

Nuk po flasim për fitore sporadike, por për një skuadër që ka ambicie Superioren dhe me gjithë këto padrejtësi e peripeci vështirë se e realizon..
Kur nuk ka para, s’ka investime, kur mungon strategjia dhe projektet, atëherë nuk mund të pritet shumë. Nuk është e lehtë të kesh futboll cilësor në Shqipëri, ky është realiteti. Kjo gjë nuk vlen vetëm për Dinamon, pasi shihni se sa me vështirësi funksionon dhe Tirana apo shumë klube të tjera. Prandaj financat vijnë në radhën e parë. Në një ekonomi tregu ekipi kërkon investime, pra do financim. Prandaj ne kërkojmë për Dinamon që të kthehet në shtëpinë e saj e më pas të gjenden rrugët e zgjidhjes.

Keni diçka për të shtuar?
Çfarë të them? Duhet të pranojmë që problemet janë të dukshme. Shteti duhet të jetë një menaxher më i mirë. Fundja bashkitë mund ta realizojnë këtë. E theksoj se është e vështirë të bësh futboll profesionist në Shqipëri. Natyrisht që një ditë mund të bëhet, por duhet shumë punë, të nisin të funksionojnë klubet dalëngadalë, të marrin përparësi ekipet e të rinjve, menaxhim i mirë, rritje e interesit dhe financimit e me siguri që atëherë i dilet mbanë. Intervistoi: Adriatik BALLA


 

Më të lexuarat