BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Politike

Berisha-Nishani vënë nën hetim Edi Ramën nëpërmjet 5 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, urdhër Llallës të hapë dosje për 3 leje ndërtimi

Berisha-Nishani vënë nën hetim Edi Ramën nëpërmjet
Drejtësia shqiptare, e damkosur ndërkombëtarisht sa i takon nivelit dhe rekordeve të korrupsionit, ka marrë një vendim të pazakontë. Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë, nën influencën dhe diktatin e Sali Berishës dhe Bujar Nishanit, kanë firmosur një vendim, i cili detyron kryeprokurorin Adriatik Llalla të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama, për dhëniet e tre lejeve ndërtimi, në datat 05.2001, 17.03.2004 dhe 17.09.2004. Ky akt është i pazakontë, në kushtet kur, Gjykata e Lartë, që nga themelimi i saj, nuk ka marrë qoftë edhe një vendim kundër zyrtarëve të lartë, aq më tepër kundër një kryeministri.
 
Gjithsesi, nuk ka dyshim se pas kësaj lëvizjeje fshihen Sali Berisha dhe Bujar Nishani, të cilët aktualisht kanë nën kontroll dhe nën influencë Gjykatën e Lartë. Ky vendim pritet t’i hapë telashe kryeministrit Edi Rama me drejtësinë, pasi detyron kryeprokurorin Llalla të nisë hetimet dhe të procedojë penalisht kryeministrin. Tashmë duket qartë se, drejtësia e Sali Berishës dhe Bujar Nishanit ka nxjerrë dhëmbët për të kafshuar dhe kanosur mazhorancën në mesin e mandatit qeverisës. Duke përdorur Gjykatën e Lartë si kamxhik politik, Sali Berisha, me vendimin në fjalë, synon t’i japë një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama, se mund t’i minojë pozitat në çdo moment. Ndërkaq, nëse kryeprokurori do ta referojë këtë dosje në Gjykatën e Lartë, sikundër edhe e detyron vendimi, atëherë mund të kemi të bëjmë me një skenar destabilizimi, i orkestruar nga dyshja Berisha-Nishani dhe gjykatat që kanë nën kontroll. 
 
Vendimi 
 
Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek fati i kandidatëve të inkriminuar dhe në një kohë kur mazhoranca po akuzon Lulzim Bashën, Prokurori i Përgjithshëm tashmë është i detyruar të hapë një dosje të kryeministrit Edi Rama, për tre leje ndërtimi, të dhëna gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Çështë e vërteta, fillimisht, kryeprokurori Llalla vendosi ta mbyllë këtë dosje. Por çfarë ka ndodhur? Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë kanë marrë një vendim, i cili e detyron Adriatik Llallën që të hapë dosjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe ta referojë për gjykim në gjykatë. Pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët i kërkojnë Lallës të marrë nën hetim Ramën janë Medi Bici, Shkëlzen Selimi, Edmond Islamaj, Artan Broci, Admir Thanza. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i cili ka marrë këtë vendim, kryesohej nga Medi Bici. “P?r k?to arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e neneve 277/3 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Pranimin e kërkesës. Prishjen e vendimit të mosfillimit të procedimit penal, datë 03.11.2014 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kalimin e akteve të çështjes për kompetencë lëndore Prokurorisë së Përgjithshme. Tiranë, më 23.03.2015”, thuhet në vendim. 
 
Kallëzimi 
 
Në datën 10.04.2014, pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, është paraqitur një kallëzim penal kundër kryeministrit  Edi Rama. Kallëzimi i është referuar një deklarate mediatike të shtetases Jorida Tabaku me datë 11.05.2013 (ish n/kryetare e Bashkisë Tiranë në atë kohë), nëpërmjet të cilës ka akuzuar shtetasin Edi Rama që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Bashkisë ka dhënë tre leje ndërtimi të kundërligjshme, firmave të ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Ndërkaq, Prokuroria me vendimin e datës 03.11.2014 ka vendosur të mos fillojë materialin nr. 6822 të vitit 2014 pasi: Faktet për të cilat është depozituar kallëzimi penal nuk mund të hetohet pasi janë përfshirë nga Instituti i Parashkrimit. 
 
Arsyetimi i gjykatës 
 
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi dëgjoi palën prezente në gjykim, administroi provat e paraqitura dhe arriti në përfundimin se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi është i mbështetur në ligjin procedural dhe si i tillë duhet të pranohet. Ky kolegj vlerëson se shkresa me nr.566/2, datë 06.05.2014 e Drejtorit të Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale të Krimit të Ekonomik, Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme si akt administrativ me të cilin i është dërguar për kompetencë hetimi, kallëzimi në fjalë bie ndesh me ligjin procedural penal, nenin 277/3 të Kodit të Procedurës Penal, sipas të cilit për veprat penale që gjykohen në shkallë të parë nga Gjykata e Lartë, procedohet nga Prokuroria e Përgjithshme.  Përfundimisht, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 03.11.2014, “Për mosfillimin e procedimit penal”, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal, si vendim i marrë nga organi jo kompetent. Si i tillë ky vendim duhet të prishet dhe aktet e çështjes t’i dërgohen për kompetencë lëndore Prokurorisë së Përgjithshme. Adriatik Doçi 
 
 
 

Më të lexuarat