BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Politike

Taulant Balla: Të merret e pandehur Argita Berisha, u vuri gjoba investitorëve

Taulant Balla: Të merret e pandehur Argita Berisha, u vuri gjoba
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar dje prokurorisë të nisë hetimet ndaj Argita Berishës, e cila sipas tij u ka prerë gjoba investitorëve të huaj në këmbim të firmës së babait kryeministër. Deklarata e Ballës ka ardhur pas qëndrimit të fundit të biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar, i cili denoncoi ryshfetin e Argitës.
 
“Personi duhet thirrur nga prokuroria. Prokuroria duhet të regjistrojë një procedim penal për këtë rast dhe të fillojë të hetojë personat që kanë dijeni për këtë rast, z. Ansar, Sali Berishën, Argita Berishën, ish ambasadori i cili u bë vegla e komunikimit për rastin në fjalë, të gjithë këta persona edhe persona të tjerë, unë jam i gatshëm të shkoj të dëshmoj për dijeninë që kam për këtë çështje sepse kam folur për këtë çështje një kohë të gjatë. Unë disponoj të gjithë komunikimin elektronik me e-mail të z. Ansar me znj. Argita Berisha ku kuptohet qartë ai 3%, ato tarifat e tmerrshme të punës në kompjuter”, ka pohuar Balla.
 
Deputeti pohoi se intervista e z. Ansar i dha fund çdo lloj dyshimi që mund të ketë ekzistuar në lidhje me prononcimet e tij të mëparshme për atë që quhet “rasti i 3%”.
 
“Është mjaft e qartë tashmë e gjithë pasqyra e çfarë ka ndodhur, një biznesmen i huaj vjen në Shqipëri në kohën e një krize të thellë energjetike, angazhohet përmes një fondi të fuqishëm investimesh të bëjë një investim prej 100 milionë euro, ky investim prej 100 milionë euro sigurisht iu bë i ditur dhe iu prezantua Kryeministrit të vendit Sali Berishës i cili menjëherë bëri lidhjen e shkurtër nga zyra e Kryeministrit te zyra avokatore e vajzës së tij e cila u prezantua si zyra avokatore që do të ndihmonte këtë investim në Shqipëri. Ekspozeja mbyllet me fabulën që zotërisë në fjalë që do të investonte 100 milionë euro kjo zyrë përveç shpenzimeve të tjera të cilat janë bërë tashmë publike, që kërkonte për 30 minuta punë në kompjuter 100 euro apo për 24 orë punë zyre 8500 euro, kërkonte edhe si “tarifë suksesi” 3%, pra i kërkonte 3 milion euro nga këto 100 milion euro. Biznesmeni u llahtaris nga ajo që i ndodhi në Shqipëri, mori dhenë dhe nuk u kthye më në Shqipëri”, deklaroi Balla. Deputeti pohoi se i ka kërkuar Ansarit që të dëshmojë në gjyqin e tij. “Z. Ansar vjen në Shqipëri dhe deklaron që është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, sigurisht që duhet marrë në konsideratë. Unë i kam kërkuar madje z. Ansar, që të dëshmojë një gjyq civil nëpërmjet meje dhe zonjës Argita Berisha, e cila ende pretendon që këto janë shpifje”, tha Balla.